• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasje me paramendim dhe trafik droge, ekstradohen nga Greqia dhe Franca dy shqiptarët

04/07/2025
Vrasje me paramendim dhe trafik droge, ekstradohen nga Greqia dhe Franca dy shqiptarët

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe në Greqi dhe Francë, ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë të dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.
Sipas njoftimit zyrtar:
Viktor Daci, 46 vjeç, u arrestua në Greqi dhe u ekstradua në Shqipëri pas një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, që në vitin 2015 i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Paul Deda, 50 vjeç, u kap në Francë dhe u ekstradua drejt vendit tonë pasi ndaj tij, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) kishte caktuar masën “Arrest në burg”. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, të kryera në kuadër të një organizate kriminale.
Rezulton se personi që ka rënë në pranga është Paul Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Deda ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, vepra penale të kryera në kuadër të një organizate kriminale ndërkombëtare.
Autoritetet shqiptare theksojnë se operacione të tilla janë pjesë e përpjekjeve të pandërprera për të çuar para drejtësisë shtetasit që tentojnë t’i shmangen ligjit duke u strehuar jashtë vendit. Ekstradimet e fundit vërtetojnë bashkëpunimin efektiv ndërkombëtar të Policisë Shqiptare me partnerët e saj.

Related Posts

Shitën 832 kg kokainë në Londër, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare
Lajme

Shitën 832 kg kokainë në Londër, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

10/07/2025
E rëndë në Berat/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi 
Lajme

E përplasi makina teksa lëvizte me biçikletë në autostradën Tiranë–Durrës, humb jetën 66-vjeçari

10/07/2025
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës/ Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen katër persona
Lajme

Detaje nga vrasja e Renis Dobrës/ Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen katër persona

10/07/2025
MM bën bilancin e zjarreve: 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, ja ku paraqitet rreziku më i lartë
Lajme

MM bën bilancin e zjarreve: 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, ja ku paraqitet rreziku më i lartë

10/07/2025
Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari në Pogradec
Lajme

Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari në Pogradec

10/07/2025
U ndalua në aeroportin e Zvicrës, mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizy-n
Lajme

U ndalua në aeroportin e Zvicrës, mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizy-n

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

U largua nga Kosova, Edona James shpjegon arsyet e rikthimit në Gjermani

U largua nga Kosova, Edona James shpjegon arsyet e rikthimit në Gjermani

10/07/2025
Bologna nën gjurmët e asllanit, klubi kuqeblu i gatshëm për nisur bisedimet me Inter

Bologna nën gjurmët e asllanit, klubi kuqeblu i gatshëm për nisur bisedimet me Inter

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al