Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Pogradecin, ku një 49-vjeçar goditi me sqepar dhe me thikë gruan e tij duke e lënë ë të vdekur.
Pas ngjarjes, Bashkim Mekolli para hetuesve të policisë nuk ka shprehur pendesë për krimin makabër që ka kryer.
Mekolli mësohet të ketë deklaruar se e vrau Demirkë Mekollin nga xhelozia. Edhe pse kishin 18 vite të martuar me njëri-tjetrin, xhelozia ka bërë që burri të ndërmarr aktin e rëndë.
Megjithatë, ky duket se nuk ka qenë shkaku i vetëm pse 49-vjeçari vrau gruan, pasi babai i tij deklaroi për mediat se i biri prej kohësh vuante nga depresioni.









