• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ylli Asllani rrëfen bisedën në kafe: Shkrimtari i tha Berishës se PD Gjirokastër ka pasur më shumë intelektualë se PS-ja

10/10/2022
Ylli Asllani rrëfen bisedën në kafe: Shkrimtari i tha Berishës se PD Gjirokastër ka pasur më shumë intelektualë se PS-ja

Nga Ylli Asllani

Gjirokastra të surprizon përherë jo vetëm me arkitekturën magjike, por edhe me sjelljen qytetare! Edhe këtë radhë nuk mund të ikja nga vendlindja pa marrë me vete kënaqësinë e një akti emancipues!

Në kafen me Doktor Berishën e qytetarë gjirokastritë në mesin e pazarit karakteristik, pranë liderit të opozitës u ul rastësisht edhe shkrimtari e dramaturgu i njohur Thanas Dino! Për parantezë tepër i respektuar në qytet për krijimtarinë e shquar letrare, integritetin qytetar, mirësinë njerëzore, por edhe për bindjet e tij të majta…

Sidoqoftë kjo e fundit nuk i pengoi të dy intelektualët të zhvillonin një bisedë tepër të kulturuar rreth botës së librave, bashkëjetesës së mendimeve të kundërta, përgjegjësisë shoqërore, nxitjen e politikave dashamirëse për teatrin dhe vlerësimin e artistëve!

I kujtoj si tani miqtë e mi në Lidhjen e Shkrimtarëve, kur prisnin kthimin tuaj nga jashtë ti sillje romane nga autorë të njohur, e hapi bisedën Thanasi, i cili ishte goditur në ato vite për devijim nga letërsia e realizmit socialist…

Biseda rodhi shtruar dhe dukej se shqetësimet e tyre i tejkaluan dasitë politike. Ndofta qëndra historike e një qyteti si Gjirokastra të shtyn në qëndrime konverguese… Pasi ata ishin në të njëjtën ide, se shoqëria shqiptare më shumë se kurdoherë ka nevojë për përgjegjësinë e politikanëve dhe mirëkuptimin për çështjet madhore të demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë sociale!

Mendoj, shtoi Berisha se një pjesë e mirë e PS ndjehet më afër PD se sa kryetarit Rama në disa qëndrime substanciale, pavarësisht bindjeve të ndryshme. Shkrimtari dhe gazetari i njohur do ta pohonte këtë segregacion brenda PS. Madje do ti deklaronte Berishës, jo për kortezi se PD e Gjirokastrës ka dominuar për shumë vite në cilësinë dhe numrin e intelektualëve të mirëfilltë, përkundrejt PS, e cila ka dominuar nga ana tjetër në garën e votave. Gjë e cila kërkon një analizë më të gjerë…

Nejse pas kësaj bisede u çuam nga kafja, u ndamë përzemërsisht për të vazhduar në drejtimet tona të ndryshme. Në mesin e pazarit sapo kishin shijuar një sinkronizim intelektual që i mungon politikës së përditshme … Mendjet e ndriçuara janë bashkë në këtë botë, mu kujtuan vargjet e Kadaresë, mikut më të ngushtë të Thanasit.

Dikur si Kryetar Bashkie e vlerësoja ish gazetarin e ZP për begraundin krijues, kritikat por më shumë për qëndrimet inkurajuese, dhe sidomos për sugjerimin, që pavarësisht bindjes duhet të drejtoja duke ruajtur traditën, zakonet dhe dëshirën qytetare!

I shtrëngova dorën mikut tim, humanistit të nderuar Thanas Dino. Edhe pas dy dekadave Ai gjeti rastin të tregonte klas dhe vitalitet edhe pse vitet kishin hedhur shumë borë në flokët e tij!

Në harkun e gjysëm ore ai na tregoi se sa e rëndësishme është të ngelesh në lartësinë e dëshirave të intelektualëve të vërtetë të këtij vendi!

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulim i rrallë në Bolivi/ Shkencëtarët konfirmojnë një specie të re maceje të egër – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Bolivi/ Shkencëtarët konfirmojnë një specie të re maceje të egër – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
Ish-lojtari i NBA-së, Michael Sweeney, ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

Ish-lojtari i NBA-së, Michael Sweeney, ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al