Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami ka qenë për vizitë në SHBA si pjesë e një delegacioni me 13 kryebashkiakë të tjerë nga Shqipëria. Ftesa ishte bërë nga Qendra “Open Gov Hub”. Qëllimi i vizitës ishte të merrte pjesë në një trajnim mbi qeverisjen e hapur dhe rritjen e transparencës ndaj qytetarëve. Vizita organizohej nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë. Rami është ndalur fillimisht në Arlington të Virxhinias dhe më pas në Washingon DC, ku siç shihet ka bërë edhe foto para Shtëpisë Baedhë.