• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhen prapaskenat, ja përse Basha dhe Kryemadhi u tërhoqën nga skenari i 30 qershorit

29/06/2019
Zbardhen prapaskenat, ja përse Basha dhe Kryemadhi u tërhoqën nga skenari i 30 qershorit

Tonet e forta që Mathew Palmer përdori gjatë intervistës për Zëri i Amerikës janë vetëm ana e dukshme e mesazhit që liderët e opozitës kanë marrë prej disa ditësh nëse ata planifikojnë dhunë dhe përplasje në votimet e 30 qershorit. Zv.ndihmës sekretar i shtetit theksoi se “është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që, në këto rrethana, t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre se dhuna është një mjet i papranueshëm”. Dhe ai e shpuri më tej kërcënimin: “Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”

Këtë deklaratë që publiku shqiptar e dëgjoi vetëm të premten, Basha dhe Kryemadhi e kanë marrë si mesazh që në fillim të javës. Kreu i PD-së bëri një parapakthehu të martën që pas momentit që në zyrën e tij parakaluan numri një i ambasadës amerikane dhe homologu i saj i BE.

Në pasditen e së njëjtës ditë Basha që prej muajsh betohej se nuk do të lejonte votime me asnjë mjet në 30 qershor, e ndryshoi kursin 180 gradë duke pohuas se “dhuna shkon në interesin e Edi Ramës” Ai thirri në zyrën e tij edhe kryetarët të partrive aleate për ti thënë se opozita i kishte gjërat në rregull dhe ajo duhet të shmangte përplasjen civile.

Ndonëse militantët e opozitës shprehën një antipati të madhe ndaj Mathew Palmer, duke i gjurmuar atij edhe lidhjet e tij serbe, në të njëjtën linjë me Bashën u rendit edhe Kryemadhi. Menjëherë pas intervistës së zv.ndihmës sekretarit të shtetit nga selia e LSI doli deklarata: “Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe veprimtarëve të saj në të gjithë Shqipërinë, që të mos bien pre e provokimeve të cilat do të vijnë duke u shtuar, pasi makineria kriminale e pushtetit të votave të krimit, e përfshirë prej panikut e frikës së ndëshkimit të afërm, do të përpiqet me çdo mjet dhe me çdo mënyre të krijojë kaos, konfuzion dhe konikt, për të përligjur përpjekjen kriminale të Edi Ramës për të rrëzuar Republikën dhe për të marrë peng shtetin”.

Natyrisht që këtu ka një nonsens. Sado i kriminalizuar që të jetë, Edi Ramës nuk i intereson dhuna në 30 qershor. Atij i intereson të fusë në xhep të 61 bashkitë, që nesër nëse i duhet të negociojë ta bëjë këtë nga pozitat e forcës. Prandaj jo më kot ai shpiku të gjitha llojet e kërcënimeve për ata që priteshin të kryeenin veprime radikale ditën e votimeve, ndërkohë që ishin liderët opozitarë ata që thoshin se nuk do të lejonin zgjedhje në 30 qershor.

Pra është e qartë se ata që janë zbythur janë Basha dhe Kryemadhi. Ata ndoshta kanë imagjinuar se do të bënin një revolucion me leje nga ambasada amerikane, apo një kryengritje me licencë ndërkombëtare. Dhe kur për këtë shpresë iu thyen turinjtë, ata i kanë besuar më shumë zyrtarëve të huaj sesa kredos së tyre. Kjo shpjegon dhe faktin se pse pas deklaratave të Palmertit ata kanë gjetur justifimimin absurd: “Dhuna i intereson Edi Ramës”.

/Lapsi.al

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi

Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi

01/09/2026
UEFA Youth League/ Partizani njeh kundërshtarin në “Domestic Champions Path” – Balkanweb.com – News24

UEFA Youth League/ Partizani njeh kundërshtarin në “Domestic Champions Path”

01/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al