• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet dëshmia e turistëve spanjollë: Mihali goditi me grushte vëllain dhe babanë

22/08/2019
Zbardhet dëshmia e turistëve spanjollë: Mihali goditi me grushte vëllain dhe babanë

Javës që shkoi, një ngjarje tronditëse ndodhi në qytetin e Sarandës. Një grup turistësh spanjollë u sulmua nga pronari i hotelit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima. Gjithçka u filmua dhe videoja bëri xhiron e rrjetit, duke bërë që Kokëdhima të përfundonte përpara gjykatës dhe biznesi i tij të mbyllej. Ditën e sotme, shqiptarja.com ka zbardhur dëshminë e plotë të turistëve, dhe specifikisht atë të vajzës së biznesmenit spanjoll, Kristinës.

“…në orën 13:30, ne përfunduam vizitën dhe u ulëm në një bar për të pritur shoferin, i kërkuam shoqëruesit një vend për të ngrënë drekë dhe ata na çuan në “Porto Palermo”. Ne u ulëm duke pritur për një tavolinë dhe duke parë pamjen.

15 minuta më pas, shoqëruesi na tha se kishim një tavolinë për 7 persona…Babai jonë shkoi me pronarin e restorantit, i cili kishte veshur një bluzë blu për të parë peshkun, pastaj u kthye dhe kamerieri erdhi për të marrë porosinë….dhe pastaj shoqëruesi na shpjegoi se kamerieri i kishte këshilluar të porosisnin më pak peshk…ne ramë dakord, kamarieri u largua me porosinë duke përfshirë një sallatë me domate, dy djathë të skuqur dhe dy racione patate të skuqura. Pastaj pronari erdhi menjëherë nga kuzhina duke i bërtitur guidës në gjuhën shqipe dhe goditi me grushte tavolinën…Pastaj guida na shpjegoi se çfarë kishte ndodhur dhe na rekomandoi të kërkonim një vend tjetër…ne ramë dakord me vendimin e tij dhe e ndoqëm shoqëruesin jashtë restorantit, ku ndodhej i parkuar fugoni…unë dëgjova një burrë që ishte duke bërtitur dhe u ktheva mbrapa dhe pashë pronarin e lokalit, personi i cili ishte me bluzë blu po vinte drejt shkallëve për tek shoqëruesi dhe më pas e ka kapur shoqëruesin nga bluzja dhe e shtyu drejt fugonit të parkuar aty. Më pas vëllai im, i cili quhet Jaime, u përpoq t’i ndante dhe ka mbajtur personin me bluzë blu…. Më pas shoferi u ngjit nga shkallët dhe gjithashtu u përpoq t’i ndante shoqëruesin dhe pronarin e lokalit sepse ai ishte ende duke mbajtur djalin e guidës nga bluza. Më pas shoferi ndërhyri duke mbajtur personin me bluzë blu, por ai ka goditur Jaime në pjesën e brinjëve me grushte, kështu që babi im ndërhyri duke u përpjekur t’i ndante ata. Eugenio, u godit me grushte në pjesën e gojës dhe në brinjë. Në këtë moment, personi me bluzë blu e kishte lëshuar guidën pasi po mbahej nga shoferi, Eugenio dhe Jaime e panë se shoferi po ja dilte mbanë për t’i ndarë dhe ata u larguan të dy.

Më pas pronari filloi të bërtiste në gjuhën shqipe dhe një grup njerëzish, shumica burra dhe shumë të fuqishëm u shfaqën aty… shoqëruesi jonë na tha të futeshim në furgon…shoqëruesi arriti të futej në fugon dhe të mbyllte derën, edhe shoferi gjithashtu…Pronari në këtë moment u shtri para fugonit dhe pjesa tjetër e njerëzve bërtisnin dhe godisnin fugonin. Më pas pronari u ngrit dhe u përpoq të hapte derën, ai ishte së bashku me një djalë të ri duke u përpjekur të hapte derën e shoferit. Ne pamë se nuk kishte njeri përpara fugonit dhe i bërtitëm shoferit që nisu…Në këtë çast, një burrë kërceu përpara fugonit duke ardhur nga ana e majtë, pas pak sekondash unë njoha pronarin, ai ishte personi i cili kishte hipur në xhamin e parë të makinës, ai godiste xhamin dhe vazhdonte të bërtiste. Mbas pak sekondash shoferi ndaloi në anë të rrugës dhe bërtiti në gjuhën shqipe “…largohu…”, por ai vazhdonte të godiste xhamin e parë me grushte në pjesën ku guida ishte ulur, ne ishim shumë të frikësuar dhe bërtisnim, në këtë moment shoferi na tha filmojeni. Më pas unë kam filmuar gjithçka me telefonin tim, pronari vazhdoi të godiste xhamin derisa arriti ta thyente atë…Mbasi ai arriti të thyente xhamin me dorën e majtë, ai u mbajt nga kroskoti dhe filloi të godiste xhamin me dorën e djathë, përpara kësaj ai bëri një telefonatë…Ai pastaj e përdori telefonin për të goditur xhamin me dorën e djathë, ai dëmtoi veten, pra duart dhe gjaku spërkati xhamin. Shoferi kishte bërë shumë ndalesa dhe u përpoq ta detyronte personin të zbriste nga makina. Më pas guida u frikësua shumë dhe pronari vazhdonte të godiste xhamin, guida e goditi në dorë disa herë pasi dora ishte në makinë. Në një moment shoferi ka ndaluar duke menduar se pronari kishte rënë dakord të largohej, por ai vazhdonte të qëndronte atje dhe të bërtiste…Mbas kësaj nuk mbaj mend, por është e gjitha në video që ju kam dorëzuar.”

Related Posts

E rëndë në Sarandë/ E moshuara bie nga ballkoni, humb jetën (Emri)
Kryesore

Po rregullonte çatinë, 44-vjeçari nga Saranda rrëzohet dhe plagoset rëndë (Emri)

13/07/2026
Kamioni përplaset me veturën, plagosen dy vajza
Kryesore

Kamioni përplaset me veturën, plagosen dy vajza

13/07/2026
Ish-ministri i kapur në përgjime, reagon Damian Gjiknuri
Kryesore

Damian Gjiknuri: Nuk kam qenë asnjëherë në Aruba dhe nuk i njoh personat! Sfidoj avokatin të nxjerrë provat ose të dorëzojë licencën

13/07/2026
Marjana Koçeku synon të bëhet kryeministre: Ambicia ime është më e madhe se kurrë
Kryesore

Marjana Koçeku synon të bëhet kryeministre: Ambicia ime është më e madhe se kurrë

13/07/2026
Pesë dekada në shërbim të qytetarëve, ndahet nga jeta mjeku i njohur radiolog
Kryesore

Pesë dekada në shërbim të qytetarëve, ndahet nga jeta mjeku i njohur radiolog

13/07/2026
Akuzohet për pastrim parash, SPAK kërkon 7.6 vite burg për mamanë e Monika Kryemadhit: Të sekuestrohet edhe vila te “Kodra e Diellit”
Kryesore

Akuzohet për pastrim parash, SPAK kërkon 7.6 vite burg për mamanë e Monika Kryemadhit: Të sekuestrohet edhe vila te “Kodra e Diellit”

13/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori si ilaç për shpirtin? DW: Futbolli i bashkon njerëzit

Botërori si ilaç për shpirtin? DW: Futbolli i bashkon njerëzit

14/07/2026
Shpërthen kaosi te Gjermania për shkak të Neuer, Federata del me komunikatë zyrtare për përgënjeshtrime

Shpërthen kaosi te Gjermania për shkak të Neuer, Federata del me komunikatë zyrtare për përgënjeshtrime

13/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al