• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulimi i ri/Imuniteti ndaj Covid mund të zgjasë deri në 8 muaj

07/12/2020
Zbulimi i ri/Imuniteti ndaj Covid mund të zgjasë deri në 8 muaj

Tanimë kemi një përgjigje më të mirë ndaj një pyetje thelbësore në lidhje me Covid-19: Sa zgjat imuniteti? Një studimi i ri, sugjeron se pacientët e shëruar nga koronavirusi, kanë të ngjarë të kenë një memorie të fortë imune, që vazhdon për të paktën 8 muaj.
Dhe kjo kujtesë mbështetet në më shumë elementët sesa vetëm antitrupat. Ajo përfshin gjithashtu qelizat e bardha të gjakut, të njohura si qelizat T, dhe qelizat B që kanë një fuqi mbresëlënëse të kujtesës së tyre. Të kombinuara bashkë, këto shtresa mbrojtjeje, i japin mundësi sistemit imunitar që të njohë dhe ri-sulmojë koronavirusin, nëse ai e pushton sërish trupin, duke parandaluar kësisoj një infektim të ri.
Për të vlerësuar se sa zgjat imuniteti ndaj Covi-19 nëpër këto shtresa të ndryshme të sistemit imunitar, shkencëtarët matën se sa dhe cilat lloje të qelizave imune u rikuperuan tek pacientët me koronavirus disa muaj pasi ishin sëmurur.

“Tek shumica krijohet një reagim i madh imunitar ndaj këtij virusi, dhe kjo zgjat 6-8 muaj”- thotë Shejn Kroti, virologe në Institutin La Jolla për Imunologji në Kalifornim SHBA, njëherazi bashkëautore e studimit. Disa studime kanë sugjeruar se numri i antitrupave të krijuara nga koronavirusi që e mbrojnë trupin nga infeksioni, bie brenda disa muajve.

Por shqetësimet në lidhje me këto zbulime, mund të ulin rolin e qelizave T vrasëse, të cilat identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara, si dhe qelizat ndihmëse T, që i orientojnë qelizat B se si të krijojnë antitrupa të rinj. Grupi i ekspertëve mati të dyja llojet e qelizave T, por edhe qelizat B dhe antitrupat, në mostrat e gjakut nga 185 njerëz që ishin shëruar nga Covid-19.
Gati 40 nga pjesëmarrësit dhanë shumë herë gjak, disa më shumë se 6 muaj pas sëmurjes së tyre. Kjo gjë i dha mundësi studiuesve, të vlerësojnë se si ndryshuan me kalimin e kohës reagimet imune të pacientëve.
Rezultatet e tyre, treguan se nivelet e qelizave T specifike të koronavirusit tek pacientët, ranë pak midis 4-6 muajsh, dhe më pas mbetën në nivele të qëndrueshme. Studiuesit mendojnë se ka të ngjarë që qelizat T dhe antitrupat të qëndrojnë të qëndrueshme pas 6 muajsh, pasi kjo është tipike edhe për viruset e tjera.
“Duhen 1 ose 2 javë që pas një infeksioni të zhvillohen antitrupat dhe reagimet ndaj qelizave T. Ato më pas rriten dhe arrijnë kulmin”- thotë Alesandro Sete, një imunolog në Institutin La Jolla. Gjithashtu, rezultatet e studimit treguan se nivelet e qelizave B tek pacientët, u rritën periudhës 1-6 mujore.
Kjo është diçka shumë pozitive, shpjegon Sete, pasi qelizat B janë burimi i antitrupave në të ardhmen. “Sapo përfundon pushtimi fillestar viral, qelizat B do të ndalojnë së luftuari, dhe për pasojë do ndalojnë së prodhuari antitrupa. Por ato janë ende atje, nëse rinis sulmi. Nëse keni një ‘ushtri në zgjerim’ të qelizave B që qarkullojnë në trup, kjo do të rigjeneronte një përgjigje të antitrupave”- thekson ai.
Sete dhe Kroti, mundën të vëzhgonin vetëm pacientët e prekur nga koronavirusi dhe të shëruar deri 8 muaj pas infektimit, pasi pandemia filloi vetëm rreth një vit më parë. Por ata mendojnë se shkalla e ngadaltë e rënies së numrit të qelizave T dhe qelizave B tek pacientët, nënkupton se ato qeliza do të ekzistojnë shumë më gjatë, sesa periudha kohore e analizuar në studim.
Qelizat e bardha të gjakut, të zhvilluara në përgjigje të viruseve të tjera, mund të qëndrojnë në trupin njeriut për vite me radhë. Për shembull qelizat T specifike kundër sëmundjes së lisë, mund t’i duhen rreth 10 vjet që t’u zhduken pas një infeksioni, ndërsa qelizat B të prodhuara për të luftuar po atë virus, rrinë aty për 60 vjet.
Qelizat T specifike për SARS-in, një tjetër koronavirus që ka 80 për qind të kodit të tij gjenetik të ngjashme me Covid-19, duket gjithashtu se ekzistojnë për një kohë të gjatë në trupin e njeriut. Por derisa shkencëtarët të kenë më shumë kohë në dispozicion për ta studiuar virusin, theksojnë Sete dhe Kroti, nuk do të ketë asnjë mënyrë për të parashikuar se sa do të zgjasë imuniteti i një personi të caktuar ndaj koronavirusit, pasi është infektuar njëherë.

Related Posts

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

14/09/2026

Rama ju mbyll derën gjyqtarëve: Askush nuk na urdhëron dot! Janë bërë si ultrasit që bërtasin rrugëve

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al