• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohen rezerva litiumi në Kolonjë të Gjirokastrës, kompania diskuton me banorët

25/06/2025
Zbulohen rezerva litiumi në Kolonjë të Gjirokastrës, kompania diskuton me banorët

Një minierë me përmbajtje minerali të rrallë litiumi është zbuluar në fshatin Kolonjë në Gjirokastër, atje ku kompania “Albanian Gold” zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e fshatit që preken direkt nga ky projekt. Rezerva e litiumit e gjetur në nëntokën e fshatit sipas kompanisë është në vlerën e : 191,920,933 ton mineral me përmbajtje mesatare Litiumi 235.45 ppm.

Banorët ishin skeptikë për transparencën e projektit, por edhe për ndikimin që shpimet dhe përhapja e litiumit do të ketë në mjedisin ku ata jetojnë.

Igli Frëngu, një nga banorët e fshatit pyeti drejtuesin e kompanisë se çfarë ndikimi ka projekti.

“Nga ligji tokë unë nuk përfitoj nga mosha. Gërmimet vazhdojnë 25-30 vite, pasoja më e madhe është te kurrizi im, që kam jetëgjatësinë më të madhe. Çfarë sigurie do të na jepni për cilësinë e punimeve që do të bëni juve, rrezikshmërinë që ne do të kemi nga punimet që ju do të bëni? I duam transparente dhe të monitoruara. Litiumi nuk njihet në Shqipëri. Këtu nuk jeton as Tirana, as ministria, as kryetari i bashkisë, as bashkia, këtu jetojmë ne. Përhapja e litiumit në sipërfaqe ne duhet ta dimë, ministria duhet të përgjigjet se ju jeni privatë.”-tha ai.

Të njëjtin shqetësim e ngriti edhe një tjetër banor i fshatit. Beqir Gjika, dikur ish-kryekomunar i zonës pyeti privatin për garancitë e projektit.

“Na duhet kohë për të marrë vendim për këtë projekt. A çlirohen gazra, a është i dëmshëm apo jo? Ju thatë që e keni mbyllur çdo gjë dhe ju kam marrë këtu të flisni. Ju nuk keni mbyllur asgjë pa folur ne këtu, pa folur fshati. “-tha ai.

Skeptike ndaj projektit është edhe bashkia Gjirokastër. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Nertil Nebiaj, pyeti për Vendimin e Ndikimit në Mjedis, nëse kompania e kishte apo jo.

“Duhet transparencë, jemi pro projektit por duhet transparencë. Ne akoma nuk dimë a është miratuar VNM-ja në bazë të VKM-ve për këtë projekt.”-tha ai.

Por çfarë pretendon privati? Kompania Albanian Gold thotë se ka bërë shpime për 4 vitet e fundit në këtë zonë, ku ka rezultuar se është gjetur një rezervë shumëmilionëshe litiumi. Në këtë zonë, kompania kërkon të marrë 0.9 km katrorë për ta shfrytëzuar. Peizazhi i kësaj zone është i njohur në të gjithë krahinën e Kurveleshit, ndërsa toka ku mendohet se ndodhet litiumin deri më tani është përdorur nga banorët që jetojnë në zonë dhe merren me blegtori./ZËRI

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

VIDEO/ Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

03/05/2026
“Kategoria Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Vllaznia, Egnatia, Gramshi & Apolonia

“Kategoria Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Vllaznia, Egnatia, Gramshi & Apolonia

03/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al