Ministria e Jashtme greke ka sjellë prej kohësh në një draft që sipas tyre është harta e shpërndarjes së eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në luftë me italianët. Drafti fillestar është i zgjedhuar në katër qarqe: Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Berat. Në këtë të fundit bëhet fjalë vetëm për një fshat të Skraparit, kurse në qarqet e tjera harta zgjerohet thellë në hapësirën shqiptare.
Bën përshtypje se kjo “hartë” ka zgjeruar versionin e vjetër të “Vorio Epirit” dhe ka depërtuar edhe në Kuç të Vlorës, duke u përshtatur me reformën administrative territoriale, raporton “tesheshi”. Kuçi është bashkuar me Himarën vetëm në vitin 2015, kur u zhvilluan zgjedhjet vendore, por dosja e Athinës ka qenë “preçize” siç dhe listat e “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” të Ismail Kadaresë.
Bëhet fjalë për evidence varresh në shumicën e fshatrave të Gjirokastrës, Delvinës, Kolonjës, por edhe thuajse të gjitha fshatrat e Himarës, madje edhe në Vuno e Kuç, ku nuk flitet asnjë fjalë në greqisht. Ministria e Jashtme greke ka lëshuar një deklaratë ku përshëndet nisjen e procesit të miratuar në Korçë nga ministrat Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.
“Një hap i rëndësishëm është marrë sot përsa i përket ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës Italo-Greke gjatë vitit 1940 deri në vitin 1941. Në negociatat e Kretës gjatë nëntorit të kaluar u diskutua çështja e varrezave të viktimave greke. Tashmë marrëveshja është duke u implementuar hap pas hapi, duke çuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje humane”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke. Më poshtë lista e plotë e inventarit të eshtrave që disponon Athina, përveç Dragotit që nisën sot.
Qarku Gjirokastër
Dragoti 674 varre
Qyteti Gjirakastër 2 varre.
Fshatin Derviçan 2 varre.
Fshatin Sopik 3 varre.
Fshati Vodhino 4 varre.
Fshati Jergucat 2 varre.
Fshati Dhuvjan 1 varr.
Fshati Kakavie 8 varre.
Fshati Drite 8 varre.
Fshati Kolonjë 10 varre.
Fshati Konçkë 1 varr.
Fshati Zhej 6 varre.
Fshati Labovë e Vogël 4 varre.
Fshati Çatistë 2 varre.
Fshati Glinë 11 varre.
Fshati Zervat 1 varr.
Fshati Labovë e Poshtme 1 varr.
Fshati Vanistë 2 varre.
Fshati Gjat 2 varre.
Fshati Grapsh 17 varre.
Fshati Bularat 47 varre.
Fshati Picar 1 varr.
Qyteti i Përmetit 802 varre.
Fshati Kutal 25 varre.
Qyteti Këlcyrë 56 varre.
Fshati Psar 2 varre
Fshati Komarak 3 varre