Agjentët e policisë në Gjirokastër dhe Përmet kanë arrestuar dy persona, pasi i gjetën kanabis në shtëpi. Të arrestuarit janë Zenel Bregasi, 60 vjeç banues në Përmet dhe Hermes Bregasi, 26 vjeç, banues në Përmet.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për shtetasin Ervin Bregasi, 31 vjeç, banues në Permet pasi gjatë hetimeve të bëra me metoda speciale të hetimit dhe nga kontrolli i ushtruar pranë banesës së tyre në fshatin Vërçisht, Përmet i’u gjetën e sekuastruan 3 kilogram e 800 gram lëndë e dyshuar narkotike si dhe 130 kubikë me bimë të dyshuara narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal.