• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zelensky në Ukrainë: Një hero i kohës sonë

26/02/2022
Zelensky në Ukrainë: Një hero i kohës sonë

Nga Spartak Ngjela

Heroika patriotike e liderit, ndez heroizmin lndividual të qytetarëve dhe krijon heroikën kombëtare. Kjo po ndodh në Ukrainë me Zelensky-n që tani u kthye në një figurë botërore.

Kam qenë i sigurt për këtë; dhe tani bota do të shohë se si; një popull trim dhe paqedashës si ukrainasit do të shpëtojnë edhe Rusinë por edhe botën nga një çerdhe banditeske putiniane.

Kjo, në fakt, është një eksperiencë historike diktatorësh, apo tiranësh, që e sjell fundin e tyre nga një gabim që këta e ndërmarrin, në nxitje, nga pasioni individual për të sunduar si monark absolut.

Se nuk e kuptojnë dot, as sot, që kjo kohë, në Evropën aktuale, e ka zhveftësuar deri në pamundësi pushtetin e individit si monark absolut.

ll.

Poeti i madh i Ukrainës Taras Shevchenko, duke qenë një nga poetët me të mëdhenj të Shekullit të XIX, në poezinë e tij ka satirizuar me art shtypjen e Rusisë kundrejt ukrainasve. Kjo është një vepër e madhe që tani jam i bindur se do të rishfaqet gojarisht në heroizmin. ukrainas.

Ukrainasit kanë ndërkohë fabrikat më të mëdha të armëve dhe raketave. Dhe kjo është arsyeja që Putini po iu kërkon dorëzimin e armatimit të rëndë.

Ukraina ka pasur dhe ka industri shumë të zhvilluar të prodhimit të avionëve dhe të tankeve. Ajo është në rangun më të lartë të prodhimit të çelikut në botë.

Po ushtria e Ukrainës çfarë përfaqëson?

lll.

Prisni, se ende nuk ka dalë në shesh e të shfaqet strategjia reale e ushtrisë së Ukrainës. Sepse disa vjet ka që Ukraina, me Zelenskin, ka shpëtuar nga drejtimi i agjenturës ruse.

Dhe duhet të mbahet mend se historia moderne e sllavëve evropianë ka filluar në Kiev. Edhe të parët sllavë që u konvertuan në të krishterë; në vitin 998; ata të Kievit kanë qenë. Edhe katedralja e madhe e Shën Sofisë; që ka një vlerë universale në të gjithë botën sllave dhe në Evropë, gjithashtu; në Kiev është ngritur në vitin 1037.

Edhe letërsia e parë kundër realizmit socialist në art; nga shkrimtarët e talentuar ukrainas ka filluar, që në mesin e viteve 1960′.

Por duhet të dihet me theks të veçantë se letërsia me vlerë në botën sllave ka filluar në Kiev, që në shekullin e njëmbëdhjetë. Në shekullin e dymbëdhjetë në Kiev u shkruar vepra e madhe “Kënga e Fushatës së Igorit”. Një shkrim epiko-historik me stil të veçantë ornamental që studiohet sot kudo.

lV.

Por, e një vlerë të veçantë për të gjithë botën sllave: edhe në Poloni edhe në Rusi, ka pasur opozicioni i hapur antikomunist i ukrainasve të iluminuar që gjatë viteve 1970; që tronditi thellësisht regjimin komunist të Moskës.

E pse ta zgjasim? Historia e Ukrainës është një histori e një vlere të veçantë në historinë e qytetërimit evropian.

Në këtë kohë; duket se ka ardhur çasti që ky popull trim dhe i talentuar të shkelmojë egërsinë Putin nga historia diktatoriale e Rusisë. Dhe kjo sigurisht që do të jetë një vlerë e madhe e Ukrainës në historinë botërore.

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1 – Balkanweb.com – News24

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1

25/08/2026
Arritje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Arritje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al