• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet e Berishës në Gjirokastër, Eri Shehaj kryetar i ri i PD-së: Do ndërtojmë opozitë reale

17/04/2022
Zgjedhjet e Berishës në Gjirokastër, Eri Shehaj kryetar i ri i PD-së: Do ndërtojmë opozitë reale

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i mbështetur nga Sali Berisha ka organizuar sot zgjedhjet për kryetarët e rinj në qarkun Gjirokastër. Eri Shehaj është zgjedhur kryetar për Gjirokastrën me rreth 56,5% të votave të anëtarësisë përkundrejt 43,5% që mori kandidati tjetër Daniel Sino. Shehaj ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike në Gjirokastër prej disa vitesh. Në një reagim të parë pas zgjedhjes ai zotohet se do të ndërtojë një opozitë reale, duke lënë të kuptohet se çfarë bëri Dasho Aliko deri më tani nuk ishte e tillë.

“Detyra ime e parë do të jetë ndërtimi i urave të bashkëpunimit me çdo  demokrat dhe çdo qytetar opozitar të Gjirokastrës, ku së bashku të ndërtojmë një opozitë reale në dobi të njerëzve. Dera e Partisë Demokratike është dhe do të jetë e  hapur për të gjithë”, shprehet Shehaj.

Në Përmet fitues doli Alson Lipe, në Tepelenë Malo Sadikaj, në Memaliaj Bujar Kapllani dhe në Këlcyrë Arjan Kasaj. Ditë më parë Dasho Aliko deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i PD-së në Gjirokastër dhe sipas Tritan Shehut nuk kishte pranuar të rikandidonte. Zërat thonë se Shehu i ka premtuar Alikos se do ta bëjë drejtues politik të PD-së në qarkun Gjirokastër. Por përtej këtyre, çfarë nuk e mohon dot njeri është kriza në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Enkelejd Alibeaj i cili mori përkohësisht drejtimin e PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ka çuar në Apel vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Ky i fundit i ka shpallur luftë Alibeajt dhe po shkon drejt mbajtjes së Kuvendit të 30 prillit për zgjedhjen e kryetarit të ri Partisë Demokratike, që s’ka më asnjë dyshim se do të jetë Sali Berisha. ©argjiroja.net 

Related Posts

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet
Kryesore

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet

05/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë
Kryesore

Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë

05/04/2026
Gjirokastër, sherr mes punëtorëve te ‘NSHN-ja’
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër–Kakavijë, procedohet penalisht një 20-vjeçar

04/04/2026
Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

05/04/2026
Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al