• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet në Gjirokastër, cili është plani i PD për nesër?

29/06/2019
Rama në Gjirokastër: PD sot është katandisur në partinë e Dashos, me një çetë aty në rrugë. Dikur ka pasur intelektualë

Nesër shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. Sa i përket qarkut Gjirokastër deri më tani situata është e qetë. Nuk ka raportime për incidente nga mbështetësit e opozitës. Por e diela nuk është se do të jetë totalisht një ditë e qetë. Militantë të opozitës do të tentojnë të krijojnë incidente.

Në Gjirokastër PD i ‘mati forcat’ disa ditë më parë kur u tubua para KZAZ-së, me shpresën se do t’i nxirrte jashtë pallatit të sportit komisionerët dhe materialet zgjedhore. Dështoi me sukses dhe nuk tentoi për herë të dytë të rikthehej aty. Po kështu dështoi edhe në Dropull. Një ditë më parë drejtuesit e PD u mblodhën në Libohovë në një takim, ku me gjasë janë shpërndarë porositë e fundit për të dielën.

A do të ketë një sulm ndaj KZAZ-së së Libohovës? Kjo mbetet për t’u parë nesër. Policia ka marrë në mbrojtje këtë institucion prej disa ditësh. Sidoqoftë nga ajo që pamë në Vaun e Dejës, ku u sulmua dhe u dogj KZAZ-ja, përgjigjja e policisë ishte e ashpër. Personat e përfshirë në ngjarje u arrestuan dhe kryebashkiaku u shkarkua.

Nga ana tjetër paralajmërimi është i rreptë. Kushdo që cënon zgjedhjet shkon në burg, pengohet të dalë jashtë shtetit dhe privohet nga punësimi në administratën publike. Përvec kësaj tashmë është e qartë, Basha dhe Kryemadhi u tërhoqën pas presionit amerikan. Mesazhi i Palmer një ditë më parë ishte i qartë. Dhuna në zgjedhje nga militantët e opozitës do të cojë në ndërprerje të marrëdhënieve të SHBA-së me PD-LSI.

Thënë këto, nuk pritet që nesër të ketë ndonjë hata të madhe. Maksimumi që do të bëjë opozita në Gjirokastër, është të ndikojë tek njerëzit e vet të mos dalin në zgjedhje. Asgjë tjetër nuk do të guxojnë, të paktën në Gjirokastër. Jo për gjë, por s’kanë as mbështetje popullore. Janë vetëm një grup i vogël njerëzish që flasin në emër të popullit.

©argjiroja.net 

Related Posts

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente
Kryesore

Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al