Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot një takim drejtuesit politike të qarqeve të vendit. Takimi i cili ka nisur rreth orës 13:30 vijon të zhvillohet ende. Pak javë më parë kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një tur në bashkitë e vendit, duke theksuar se janë ende shumë bashki për të cila po diskutohet nëse do të ketë apo jo kandidime. Gati në më shumë se gjysmën e bashkive, PS pritet të rikandidojë kryetarët aktualë që ka.