Vangjel Zguro u largua nga Luftëtari pak ditë më parë, largim ky që u komentua në mënyra të ndryshme kryesisht në Gjirokastër. Sot, mbrojtësi ka ka “shpërthyer” në facebook, duke akuzuar rëndë presidentin Tavo.
JA POSTIMI I MBROJTËSIT NË FACEBOOK
“Te nderuar qytetare Gjirokastrit.. un e di mir sesa shum me keni dashur por dua tju sqaroj dicka thjesht te jem dhe korekt dhe ju ta dini te vertetn Presidenti Luftetarit Gole tavo mua Vangjel Zguros momentalisht I ka 8 milion lek te vjetra dhe ju e dini shum mir si kam luajtur un cdo ndeshje per Luftetarin nqs do ishin gjith cunat pa I mare leket dhe un do isha dakord por jo un te jem
I vetmi qe te kem 8 milion lek per te mare dhe te gjith kane vetem 1 muaj dhjetorin un nuk e he’dh posht aty ku ha aman jo mua te me hedhi posht djersen presidenti dhe nuk me kthen asnje pergjigje per leket e mija se rija 8 ore larg familjes per ato lek eshte sakrifica ime dhe mundi Im e shkruajta gjith kete sepse dhe tifozat po me shkruajne pse e le Luftarin ne kte menyre pse u largove ja sepse .. sepse presidenti Luftetarit u tall me djersen time nderkohe qe un per cdo ndeshje te Luftetarit kam dhene maksimumin tim dhe ju keni qen deshmitar te cdo ndeshje .
Nqs un jam njeriu i keq se po e shktuaj kte tani nje te vertet se ne shqiperi kshu thon ju e dini shum mir kush eshte Vangjo zguro brenda fushe dhe jasht fushe sepse luajta 1 vit aty dhe me njihni megjithate respekte pafund tifozave te Luftetarit nga Vangjo Zguro”.
REAGIMI KLUBIT
Reagimi i klubit ka qenë i menjëhershëm, teksa në rrjetin social facebook, ka përbuzur deklaratën e Zguros.
JA POSTIMI I KLUBIT NË FACEBOOK
“Klubi i futbollit Luftetari perbuz me neveri shpifjet qe ish futbollisti yne Vangjel Zguro ka shprehur ne profilin e tij ne facebook. Bejme me dije se Zguro eshte larguar nga Luftetari me kerkesen e tij. Perpara prishjes se marreveshjes lojtari ka takuar Presidentin Tavo duke iu lutur ta linte te lire pasi sipas tij Partizani po e priste krahehapur. Madje Zguro premtoi se ne kembim te lejes se kalimit do te derdhte prane arkave te Luftetarit 10 mije euro.
Presidenti Tavo, e mirekuptoi Zguron dhe i dha leje te bisedonte me Partizanin. I dehur nga endrra e kuqe, Zguro nuk u paraqit as ne grumbullimin e skuadres kete here nen pretekstin e nje tieter endrre, asaj amerikane. Mesazhe pa fund dhe telefonata te panumerta shoqeruan ditet e para te janarit presidentin dhe gjithe drejtuesit e tjere.
I gjendur perballe deshires se lojtarit presidenti ra dakord ti jepte lejen e kalimit ku palet deklarojne se nuk ka detyrime mes paleve. Marreveshjet e shkruara dhe firmosura nga te dy palet vlejne dhe respektohen me teper se nevoja per ndonje lek qe mund te kete kushdo.”