Zjarr i madh ka përfshirë tokën bujqësore dhe kullote në Memaliaj. Mesohet se flakët e zjarrit kanë qenë tepër agresive deri në momentin e ndërhyrjes nga ana e zjarrfikësve të Memaliajt. Këta të fundit kanë bërë të mundur avancimin e flakëve në drejtimin verior. Ngjarja ka ndodhur në Mogila gati 5 kilomentra në Veri të Memaliajt ku flakët kanë shkaktuar djegien e më shumë se 2 ha tokë bujqësore dhe kullote. Zjarrfikësit në Memaliaj po luftojnë me flakët.