Një vatër zjarri në Njësinë Administrative Cepo, në afërsi të fshatit Taroninë.
Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i patrullimit që ndodhej në këtë njësi administrative. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se zjarri kishte rënë në shkurre.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur vënia në kontroll dhe fikja e plotë e zjarrit në një kohë të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e tij dhe marrjen e përmasave më të mëdha.









