Emisioni i sotëm i “Historia Ime” i është dedikuar i tëri tragjedisë së 26 nëntorit të shkaktuar nga tërmeti 7 ballës. Një prej të ftuarve ka qënë edhe koordinatori i ekipit të shpëtimit, i cili tregoi në studio se kishte nën rrënoja edhe familjarët e tij, anëtarët e familjes Cara.
Në rrëfimin e tij, ai u shpreh se kishte mundur që të nxirrte të gjallë Linditën jeta e të cilës ishte shpëtuar nga një sobë që i kishte rënë në krah dhe nuk e kishte lënë që goditej nga asnjë bllok betoni.
Shiko minutën e 36
“Kushërira ime Lindita pas 13 orësh e nxorrëm gjallë. Grekët na u gjendën me disa pajisje speciale. Ajo gjithë kohës fliste me ne dhe na thoshte: Ju lutem mos më lini të vdes! Kur ke një person tëndin e ke më të vëshirë. Fati i saj ka qënë një sobë dhe traversa e betonit kishte rënë mbi të,”-tha ai.