Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Gjirokastër në një servis makinash. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Dunavat’. Zjarri shkaktoi dëme të shumta materiale. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Sidoqoftë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Servisi ishte në pronësi të shtetasit Dajlan Gjoksi. Ndonëse ndërhyri shërbimi zjarrfikës, dëmet materiale janë të konsiderueshme sikundër shihet në këto foto.