• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarri në landfillin e Elbasanit, drejtori i MZSH: Edhe pse vatra fiket, riaktivizohet në pak sekonda

01/07/2025
Zjarri në landfillin e Elbasanit, drejtori i MZSH: Edhe pse vatra fiket, riaktivizohet në pak sekonda

Zjarri në landfillin e mbetjeve të Elbasanit, ende po vijon, teksa forcat zjarrfikëse po bëjnë ç’të mundën për shuarjen flakëve.
Në përpjekje të izolimit të vatrës së zjarrit, kanë shkuar dhe forca zjarrfikëse nga Tirana drejt Elbasanit, pasi intensiteti i flakëve është i lartë dhe shuarja e tyre e vështirë.
Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarret dhe Shpëtimit, Arben Cara, ka sqaruar ardhjen e ndihmave nga bashkitë përreth Elbasanit. Për shkak të mbetjeve, po përdoret shkuma për shuarjen e zjarrit, por sërish flakët vijojnë me intensitetin e lartë.
“Për vatrën aktuale që ne jemi, kemi angazhuar edhe 60 forca zjarrfikëse nga disa bashki fqinje. Duke marrë dhe nga qarku i Tiranës dy automjete, nga Kamza kemi marrë, nga Berati kemi marrë automjete zjarrfikëse dhe gjithë bashkitë fqinje që ka qarku i Elbasanit. Po punohet intensivisht për izolimin e vatrës së zjarrit. Kuptohet, kemi të bëjmë me mbetje që janë shumë të vështirë për t’u fikur, pasi kërkohet një specificë e veçantë siç është shkuma në këtë rast. Po përdoret shkuma nga të gjitha automjetet. Po sjellim shkumë edhe nga Tirana, edhe nga disa qytete të tjera, në mënyrë që zjarrin ta izolojmë në një kohë sa më të shkurtër. Gjithashtu, bashkia vetë ka vendosur disa fadroma në lëvizje, kamionë, siç i shikoni, për të izoluar mbetjet me mbetjet e lumit të Shkumbinit, pasi nëse ne nuk përdorim shkumën në këto mbetje, zjarri do vazhdojë intensivisht. Vatra është shumë e përhapur. Kemi arritur ta izolojmë që të mos përhapet, që banesat rreth saj mos të jenë të rrezikuara”, tha Cara.
Jo vetëm zjarrfikësit, por edhe ushtria është angazhuar për situatën në Elbasan. Cara sqaron se fikja e zjarrit është i vështirë dhe për shkak të terrenit.
“Përtej forcave të angazhuar, edhe ushtria është e angazhuar, me dy-tre automjete të veta, për të mbajtur nën kontroll. Por, edhe pse kjo vatër fiket, riaktivizohet në pak sekonda, pasi vetë infrastruktura nuk na mundëson që të kemi mjetet non-stop me ujë dhe shkumë. Duhet të shkojnë, të rimbushen, e të kthehen”, u shpreh ai.
I pyetur për arsyet e zjarrit, ai u shpreh se është ende herët për t’i përcaktuar. Sakaq, për zjarrvënësit e qëllimshëm tha se duhet të vuajnë dënimin e merituar.
“Shkaqet… janë shumë shpejt akoma. Akoma s’kemi filluar.
Ligji është shumë i ashpër. Kodi Penal është shumë i ashpër, mendoj se kërkohet zbatimi i tij më me rigozitet. Instancat shtetërore duhet të bëjnë maksimalisht që këto autorë të vendosen përpara ligjit e të vuajnë dënimin që meritojnë për dëmin që sjellin popullatës”, tha ai.
Kujtojmë se ekziston dyshimi për zjarrvënie të qëllimshme, por një gjë e tillë është ende herët për ta verifikuar, pasi zjarri vijon intensivisht në zonë.
Këto flakë shkaktojnë dëme të mëdha mjedisore. Banorët e Elbasanit, përballen shpesh me cilësi shumë të keqe të ajrit, që pason dhe në sëmundje, për shkak të Metalurgjikut, por dhe djegies së mbetjeve.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Vendos kryevepra e Muçit, Shqipëria udhëheq në pjesën e parë – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Vendos kryevepra e Muçit, Shqipëria udhëheq në pjesën e parë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
LIVE/ Nis ndeshja, Shqipëria do “kokën” e Finlandës – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Çerek ore lojë në “Air Albania”, Shqipëria hidhet në sulm

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al