Rreth 1,68 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit pasi kanë ikur si emigrantë, ose thënë ndryshe rreth 37 % të shtetasve shqiptarë në total. Të dhënat e fundit, tregojnë se në Diasporë jetojnë 884.719 burra dhe 799.416 gra. Në një analizë të këtyre të dhënave, Diaspora përfshin një popullsi relativisht të re, ku grupmosha 0-14 vjeç është rreth 19 %; pjesën kryesore e zë grupmosha 15-64 vjeç me rreth 76 % dhe ajo mbi 65 vjeç afërsisht 5 %.
Duke komentuar këto statistika, gazetari Klodian Tomorri shkruan: “Si zogjtë e korbit. Shqipëria ka 2.87 milionë banorë. Instat tha sot se 1.7 milionë të tjerë janë të shpërndarë nëpër botë. Fiks si zogjtë e korbit. Bëj reforma të suksesshme këta këtu brenda, kris mileti jashtë”.