• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

130 avionë, nis stërvitja e NATO-s në Greqi

02/04/2022
130 avionë, nis stërvitja e NATO-s në Greqi

Greqia për të tetin vit ka ftuar partnerët e NATO-s dhe aleatët rajonalë për të marrë pjesë në një stërvitje vjetore të forcave ajrore në bazën ushtarake Andravida pranë qytetit jugor të Kalamatës.Në stërvitjen me emrin “Iniochos” që po konsolidohet si më e madhja e forcave ajrore në Europë, marrin pjesë 130 avionë të SHBA ,Francës, Izraelit, Italisë, Sllovenisë dhe Qipros duke çuar një mesazh të qartë ndaj Moskës.

“Κjo stërvitje është gjithashtu veçanërisht e rëndësishme për aleancën tonë të NATO-s, ajo dërgon një mesazh veçanërisht të fortë vendosmërie në një kohë kur Rusia ka sjellë luftë në Evropë, në tokën evropiane duke pushtuar dhe duke shkatërruar pamëshirshëm Ukrainën”, thotë Nikos Panagiotopoulos, ministër grek i Mbrojtjes.

“Iniochos” zhvillohet paralelisht me stërvitjen aleate të Operacioneve Speciale “Orion” ku përfshihen forca ushtarake nga Qipro, Izraeli, SHBA, Franca dhe Bullgaria.

“Aftësia që ka Greqia për të bashkuar aleatët dhe partnerët ,për të zhvilluar kapacitetin dhe sinjalizuar vendosmërinë, është tani më e rëndësishme se kurrë, pasi ne si aleancë dhe bota demokratike i përgjigjemi agresionit të jashtëzakonshëm që Rusia po kryen ndaj Ukrainës”, thotë Geoffrey Pyatt, Ambasador i SHBA në Greqi.

Greqia nënshkroi të enjten në prag të festës kombëtare të Greqisë, në bordin e një luftanijeje 112-vjeçare që aktualisht është muze, një marrëveshje ushtarake të re me Francën dhe dy kontraktorë francezë me vlerë rreth 4 miliardë euro.

Marrëveshja përfshin blerjen e tre fregatave të marinës luftarake dhe gjashtë avionë luftarakë francezë të gjeneratës së re Rafale, në kuadrin e programit grek shumë miliardësh të modernizimit ushtarak dhe forcimit të trupave të armatosura në përgjigje të tensioneve të vazhdueshme të Greqisë me Turqinë, gjatë të cilave është mbështetur fuqimisht nga Franca./ TCH

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al