1300 kontenierë me plehra të nisur nga brigjet italiane dyshohet se kanë mbetur të groposur në ish tunelet e komunizmit në Shqipëri. Ky është version që ngre “Pianeta Italia” e cila ka zhvilluar një investigim rrënqethës për këto ngarkesa për të cilat dihet se kanë hyrë në territorin shqiptar për të shkuar tranzit drejt Maqedonisë, por për to nuk ka më gjurmë të kenë kaluar në doganën e Qafë Thanës.Sipas dokumentave që disponon “Pianeta Italia”, – shkrimin e te cilit Lapsi.al e ka lexuar- këto kamionë me nga 22 tonë sejcili duhej të shkarkoheshin në lanfildin e Dreslës në Maqedoni dhe janë nisur përgjatë vitit 2016 nga porti i Gioia Tauro në Kalabri. Ato përmbanin plehra urbane nga Napoli, Bari dhe provinca e Kampanias.
Sipas të njëjtës media me këtë çshtje po merren intensivisht edhe prokurorët Llalla dhe Roberti për palën italiane. Ky i fundit, që erdhi pak kohë më parë në Tiranë, është një specialist i ngarkesave me plehra të zhdukura nga Kamora.
Nga porti “Gioia Tauro”, janë nisur gjatë vitit 2016 mbi 24 mijë kontenierë. Prej tyre 2604 do shkonin drejt Maqedonisë, por në doganën e Qafë Thanës kanë kaluar vetëm 1140.
Pikërisht për këto fakte media italiane mbërrin në konkluzionin se gjurmët e përgjegjësisë shkojne në pallatet e pushtetit në Tiranë.
“Pianeta Italia” – shkrimin e te cilit Lapsi.al e ka lexuar- bën pastaj një kronologji të këmbënguljes së beftë që tregoi Edi Rama për të kaluar në parlament ligjin e importit të plehrave. Nje funksionare e ministrisë së mjedisit maqedone Eva Netkovska thotë: “Hetimi i zhvilluar ga policia italiane ka arritur në përfundimin se ato janë varrosur në Shqipëri. Sipas informacioneve tona Shqipëria është e përzierë në biznesin e plehrave. Në disa zona të vendit ato groposen ose digjen…shpesh bashkë me plehrat normale futen edhe ato të rrezikshme…qarkullojnë sasi të mëdha parash…trafiku kontrollohet nga MAFIA” përfundon zyrtarja maqedone njesoi sikur te kishte dëgjuar të fliste Edi Ramën e vitit 2013./lapsi.al