Qytetarët në Gjirokastër ankohen për rritjen e çmimit të bukës. E si të mos mjaftonte kjo, ata thonë se furrat e bukës kanë ulur gjithnjë e më shumë peshën e bukës që prodhojnë. Buka shitet me çmim nga 120 deri në 150 lekë. Prodhuesit shprehen se çmimi është rritur për shkak të rritjes së çmimit të miellit dhe naftës. Shihni në videon më poshtë vëzhgimin e MCN.