• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“2 mijë plantacione me kanabis në Shqipëri”, SHBA nxjerr shifrat e frikshme të drogës

16/03/2017
Kush spiunon parcelat me kanabis, deri në 3 milionë lekë shpërblim nga policia

“Shqipëria mbetet një burim i rëndësishëm për marijuanën dhe një rrugë e kokainës dhe heroinës që ka si destinacion tregjet europiane. Ndërsa autoritetet shqiptare raportuan një rritje të sasisë së asgjësuar të kanabisit në 2016, pati gjithashtu të dhëna se kultivimi i kanabisit u rrit“ thuhet në raportin për narkotikët të Departamentit Amerikan të Shtetit. Shifrat që publikon Departamenti Amerikan i Shtetit janë të frikshme. Mbi 2 milion e 450 mijë bimë kanabis mendohet se janë asgjësuar nga policia, ndërsa nga vëzhgimi me avionë janë zbuluar mbi 2 mijë plantacione të mbjella me kanabis. Sasia e heroinës së kapur në Shqipëri arrin mbi 57 kilogram, ndërsa kokainë pak më shumë se 7 kilogramë.

Ndërkohë në raportin për pastrimin e parave Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur se Shqipëria është vend ku pastrohen lehtësisht paratë e drogës dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar. Raporti i institucionit thekson se Shqipëria është “një vend tranziti për trafikimin e narkotikëve, armëve, mallrave kontrabandë dhe qenieve njerëzore dhe mbetet në rrezik për pastrimin e parave”.

Burimet më të mëdha të të ardhurave të paligjshme janë trafiqet, korrupsioni i zyrtarëve dhe mashtrimi, thuhet në raport. Krimi shpesh investon paratë e pista në prona të patundshme dhe në projekte për zhvillimin e biznesit, thuhet më tej në raport. Sipas zyrtarëve amerikanë, në Shqipëri ka një treg të madh të zi për mallra të tilla, si duhani, bizhuteritë dhe telefonat celularë, si pasojë e nivelit të lartë të importimit të mallrave të konsumit dhe kontrolleve të dobëta doganore. Madje, “grupe të organizuara kriminale e përdorin Shqipërinë si një bazë operacionale për ndërmarrjen e veprimtarive kriminale në vende të tjera e shpesh ato i sjellin fitimet e tyre të paligjshme në Shqipëri. Paratë e fituara nga këto veprimtari shpëlahen lehtësisht në Shqipëri pasi aty kryesisht sundon ende një ekonomi e bazuar në para’ në dorë dhe hyrja e parave nga jashtë në formën e prurjeve valutore të emigrantëve janë të zakonshme”. Po kështu, DASH flet edhe për korrupsionin në qeveri e institucione të tjera.

Related Posts

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Dogji metalet në biznesin e tij duke shkaktuar ndotje, nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër

05/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

05/03/2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
Kryesore

Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

05/03/2026
Qeveria bën gati një tjetër rritje të taksës mbi naftën, pritet shtrenjtim i çmimit
Kryesore

Lufta në Lindjen e Mesme, nis rritja e çmimit të naftës edhe në Shqipëri

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzojnë dashurinë në Big Brother VIP, ndërpritet ceremonia nga Rogerti!

DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzojnë dashurinë në Big Brother VIP, ndërpritet ceremonia nga Rogerti!

05/03/2026
Bianca Censori habit me stilin në gjyqin kundër Kanye West

Bianca Censori habit me stilin në gjyqin kundër Kanye West

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al