• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

27 thasë me drogë/ Si u dekonspirua operacioni për kapjen e trafikantit nga Gjirokastra

28/08/2017
Asgjësohen 70 rrënjë kanabis në Tepelenë, policia mban sekret emrin e kultivuesit

Aksioni për kapjen e një trafikanti droge në Gjirokastër është dekonspiruar. Trafikanti është kthyer mbrapsht duke u këmbyer në rrugë me forcat e Policisë, që ishin nisur për ta arrestuar. Siç mësohet, mëngjesin e djeshëm uniformat blu kanë ndërhyrë në terren për të sekuestruar lëndën narkotike në zonën ku ishte raportuar më parë. 146 kg drogë ka qen ë e destinuar për t’u trafikuar, mirëpo ndërhyrja në kohë e policisë, bëri që plani të dështonte.

Dyshohet se organizatorët do ta trafikonin lëndën drejt Greqisë. Operacioni antidrogë ka kulmuar vetëm me sekuestrimin e sasisë narkotike, ndërkohë që poseduesi i saj është larguar nga vendngjarja përpara mbërritjes së policëve. Të 27 thasët e mbushur me kanabis kanë qenë braktisur në vendin e quajtur Mëllëz, në një hapësirë pranë fshatit Golem të Gjirokastrës. Kanabisi, sipas specialistëve të drogës, ka qenë në trajtën e gjetheve dhe kërcejve. Pas peshimit të saj, droga është sekuestruar ndërkohë që janë shpallur në kërkim të autorit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, bëhet fjalë për një person, i cili nuk është nga Golemi, por nga një fshat i Gjirokastrës, i cili kishte ardhur për të ngarkuar sasinë narkotike me xhipin e tij. Mirëpo, ardhja e policisë, bëri që ai ta braktiste atë dhe të largohej. duke u shkëmbyer madje edhe me mjetet e policisë që vinin në drejtim të Golemit.

Personi në fjalë është larguar pas një telefonate se në drejtim të zonës po mbërrinin forcat policore. Operacioni u dekonspirua. duke shpëtuar poseduesin nga arrestimi. ndërkohë që policia u mjaftua me sekuestron e kanabisit, shkruan Panorama. Dyshohet se lënda narkotike është kultivuar në zonat përreth vendit. ku edhe u bllokua dje dhe se sasia do të kishte destinacion Greqinë. Për efekt hetimi, Policia nuk e bëri të ditur emrin e personit të dyshuar. Ndërkaq, janë marrë në pyetje disa banorë të zonës përreth, nëse ata kishin parë persona apo mjete të tjera të dyshimta në ditët e fundit. /panorama

Related Posts

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot
Kryesore

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot

24/11/2026
“Shtëpi me qera 40 mijë lekë, e ndaj me 3 shokë”, ministrja Kumbaro i përgjigjet studentit: Duke filluar nga janari 2027 bursa shkon në 25 mijë lekë në muaj (VIDEO)
Kryesore

“Shtëpi me qera 40 mijë lekë, e ndaj me 3 shokë”, ministrja Kumbaro i përgjigjet studentit: Duke filluar nga janari 2027 bursa shkon në 25 mijë lekë në muaj (VIDEO)

24/11/2026
Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit
Kryesore

Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit

24/11/2026
Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim
Kryesore

Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim

24/11/2026
Kryesore

Nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

23/11/2026
Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon
Kryesore

Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon

23/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E quajtën “Messi turk”, lojtari 29-vjeçar lë futbollin

E quajtën “Messi turk”, lojtari 29-vjeçar lë futbollin

24/11/2026

UEFA Development U15/ Shqipëria e mbyll me fitore turneun, triumfon 2-0 ndaj Ishujve Faroe

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al