Të martën do të nisë panairi më i madh ndërkombëtar i turizmit në Berlin. Shqipëria do të ketë stendën vet të përfaqësimit, me të gjitha atraksionet që ofron. Pjesëmarrës do të jenë gjithashtu edhe disa bashki të vendit, që janë mes destinacioneve turistike.
Argjiroja.net mëson se nga qarku Gjirokastër do të marrin pjesë bashkitë Gjirokastër, Përmet e Tepelenë. Po kështu do të jenë Saranda, Vlora, Korça e Durrësi.
Krahas fjalës së rastit të ministres Mirela Kumbaro në stendën e Shqipërisë, janë parashikuar gjithashtu edhe evente të tjera gjatë 3 ditëve të këtij panairi.
Shqipëria priti rreth 10 milionë turistë gjatë vitit 2023, duke shënuar një rekord të paimagjinuar më parë. Sfida më e madhe mbetet përgjatë këtij viti ku do të shihet nëse do të ruhet trendi rritës i numrit të turistëve apo jo. ©Argjiroja.net