• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

3 SMS nga ata që na mbrojnë shëndetin

07/04/2020
3 SMS nga ata që na mbrojnë shëndetin

Nga Mirela Kumbaro

Sot është Dita Botërore e Shëndetit. Dhe para syve më dalin fytyrat pa fytyra nën uniformat mbrojtëse, të të gjithë atyre, mjekëve, infermierëve, sanitarëve, ndihmësave dhe administratorëve që punojnë në Shëndetësi.

👉Çdo vit përmendet kjo ditë në këtë datë, por zor se del njeri nga ne që nuk punojmë në Shëndetësi e të thotë se jemi kujtuar për njerëzit që kujdesen për shëndetin tonë.

👉Ra kjo pandemi për t’i kthyer sytë nga ata që sot luftojnë në vijën e parë të frontit, në grykë të topit, sy më sy me flamën, që flama të mos na prekë ne.

👉U shkrova nga një mesazh disa miqve të mi që punojnë në spital, në sektorë të ndryshëm të Shëndetësisë që përballen sot me COVID19. Fjalët e mëdha në një ditë si kjo janë pa bereqet. Thjesht i pyeta si mbahen, si ndjehen. Do ndaj me ju 3 prej përgjigjeve të tyre pa ua përmendur emrat, që i japin kuptim për mua Ditës së Shëndetit:
1. “Mirë deri tani. Deri vonë në punë. Po qe se mjeku ka frikë të sëmuret duhet të varë bluzën e bardhë e të ikë” dhe qeshi.
2. “Kur je në spital e harron rrezikun, jemi mësuar me të. Po virus i tmerrshëm është, aman rrini në shtëpi. Unë jam mirë, po ia kam merakun Najadës që është non stop në vijën e parë.”
3. « Deri tani mirë. Shkoj në darkë në shtëpi, pasi të kenë fjetur fëmijët, futem direkt për dezinfektim dhe direkt në dhomën që kanë lënë vetëm për mua në shtëpi dhe të nesërmen dal për në punë para se ata të zgjohen. Shihemi vetëm në facetime me kalamajtë. Pak e çuditshme situata dhe me shumë gjasë do të na lerë gjurmë kjo mënyrë jetese në vijim. Ta mundim njëherë pa do ia dalim dhe më vonë.”

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al