Nuk ka surpriza, ashtu siç pritej kandidatët e së majtës marrin 60 bashki. Kujtojmë që në të shumtën e bashkive ata nuk kishin një rival, duake ua bërë konfirmimin apo rikonfirmimin si kryebashkiakë më të lehtë. Qarku i Fierit, Beratit, Dibrës, Durrësit, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodrës, Tiranë mbyll totalisht numërimin. Po ashtu edhe Vlora mbyll numërimin, ku 1 bashki, si Finiqin e merr MEGA dhe 6 të tjera PS. Në total PS merr 60 bashki.