Lëkundjet e tërmetit nuk kanë të ndalur në Tiranë. Në orën 00:49 minuta ka rënë një tjetër tërmet 4.3 ballë. Epiqendra ka qenë në Durrës, por dridhjet janë ndier fuqishëm edhe në kryeqytet. Shumë banorë të alarmuar kanë braktisur shtëpitë nga frika. Prej dy ditësh Shqipëria e Mesme ka përjetuar disa lëkundje tërmeti që kanë shkaktuar frikë te banorët dhe disa dëme materiale në qytete të ndryshme.