• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

4 mijë euro me gomone për Angli, TikTok reagon për reklamimin e trafikut të njerëzve: Po fshijmë postimet

09/08/2022
4 mijë euro me gomone për Angli, TikTok reagon për reklamimin e trafikut të njerëzve: Po fshijmë postimet

Pamjet e publikuara pak ditë më parë në TikTok tregojnë festën e disa shqiptarëve të hipur mbi një gomone, momentin kur mbërrin në ujërat territoriale angleze. Prej më shumë se një viti, rrjetin social kinez TikTok e kanë kthyer grupet kriminale shqiptare, në një instrument falas reklamimi të trafikun të njerëzve drejt Anglisë.

Muajt e fundit kanë qenë të shumta shkrimet plot kritika në median angleze, të përcjella edhe nga Top Channel për fushatën agresive të reklamimit të trafikut të njerëzve, nga Franca në Angli me gomone në TikTok.

Në të drejtat e përdorimit të këtij rrjeti social, TikTok thotë se e ndalon publikimin e të tilla postimeve me sfond të pastër kriminal. Top Channel pyeti zyrën e shtypit të TikTok se përse e ka të vështirë të identifikojë e fshijë të tilla reklamime në gjuhën shqipe, që ofrojnë trafik njerëzish me gomone. Përmes postës elektronike një zëdhënës i kompanisë TikTok tha:

“Postime me një përmajtje të tillë nuk kanë vend në TiKTok. Ne nuk lejojmë apo promovojmë të tilla reklamime trafiku njerëzish gjë e cila është e sanksionuar në rregullat e komunitetit. Ne i kemi mbyllur në mënyrë permanente të tilla llogari“.

Nga përgjigja e zyrës së shtypit të këtij rrjeti social me 1 miliard përdorues, del në pah edhe një aspekt tjetër. Reklamimet e grupeve shqiptare janë subjekt i punës hetimore të agjencive ligj zbatuese angleze.

“Ne punojmë ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët në këtë industri për të gjetur dhe fshirë të tilla postime të kësaj natyre. Ne jemi pjesë e një plani të përbashkët me NCA (Agjencinë Kombëtare Britanike Kundër Krimit të Organizuar) duke i ndihmuar në luftën me krimet online të lidhura me emigracionin”.

Rrjeti social TikTok thotë se ka me mijëra persona që punojnë për zbatimin e rregullave dhe se në mbështetje të kësaj platforme vinë ekspert lokal të 60 gjuhëve dhe dialekteve, ku përfshihet gjuha shqipe.

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit

Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit

23/07/2026
“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja

“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al