Nga Tritan Shehu
Duhet shpetuar Gjirokastra! Ndersa Qeveria me heshtjen e saj kerkon te mbaje te fshehte ate katastrofe te realizuar nga ajo vete aty, duke rrezikuar perkeqesimin! Perseri dhe sot Gjirokastra e ngelur me gjysmen e banoreve te saj, eshte e dyta ne Republike mbas Tiranes gjigande e me diference te madhe nga te tjeret per sa i takon numrit te infektimeve te reja Covid, megjithese numri testimeve eshte krejt i pa mjaftueshem. “Bomba biologjike” e 24-25 Tetorit “Retro”, e krijuar nga propaganda e pa pergjegjeshme e Rilindjes po jep pasoja tragjike per ata banore, duke nisur per shtrim ne Tirane nepermjet spitalit edhe per tre ditet e fundit 12 paciente te tjere, pa llogaritur ata qe cvendosen privatisht e as te semuret ambulatore aty, qe akoma nuk jane llogaritur. E kam kerkuar dhe po e ricitoj:
Shpalljen e Gjirokastres e atij Qarku “Zone e rrezikut te vecante” me nje strategji impenjimi per ate te struturave qendrore shendetesore, hetimore e trajtuese, ne keto kushte tejet te rrezikeshmeme per shendetin e jeten e qytetareve duke arritur ne:
—Se paku 20 fishimin e numrit te testeve PCR gratis aty per qytetaret.
—Testimin e plote te personelit shendetesor ne Qark.
—Testimin e plote te personeli aresimor aty e depistim te nxenesve.
—Depistim urgjent imunologjik te te gjithe banoreve te Qarkut.
—Sigurimin menjehere ne qark te medikamenteve, burimeve te oksigjenit, diagnostikes per te semuret ambulatore me te gjithe shpenzimet gratis per ato.
—Venien ne eficience te Spitalit te Gjirokastres si Covid me kapacitetet e tij e plotesimet e domosdoshme ne pajisje, medikamente e personel. Kerkoj gjithashtu fillimin e nje procesi te plote hetimi nga Prokuroria per “Krim ndaj Njeriut”!