• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia në shok/ Policia dyshoi që në momentin e parë për pilotin, ja çfarë bëri një oficer gjatë marrjes në pyetje

18/06/2021
Greqia në shok/ Policia dyshoi që në momentin e parë për pilotin, ja çfarë bëri një oficer gjatë marrjes në pyetje

Policia greke kishte dyshuar që në momentet e para se Babis Anagnostopoulos ishte autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, Caroline Crouch. George Kalliakmanis, drejtues i policisë së Atikës, tha se rasti në fjalë ka ngjashmëri me krimin e Oscar Pistorius në Afrikën e Jugut. Ai tha se policët kishin dyshime te Babis që në momentin e parë kur vendosën kontakt me sy. Sipas policëve, ai ishte kaq i ftohtë në rrëfimin e tij, sa një prej oficerëve nxitoi t’ia hiqte vajzën e vogël nga krahu. Ai e bëri këtë gjë për të mbrojtur vogëlushen e çiftit.

“Policit i shkoi menjëherë mendja te e keqja dhe e mori fëmijën në krah”.

Kalliakmanis tha se gjithçka dukej inskenim, pasi pak gjëra në shtëpi ishin lëvizur. Zakonisht grabitësit nxitojnë që të hapin çdo vend të mundshëm ku dyshojnë se ka gjëra me vlerë. Por në këtë rast kishin lëvizur vetëm ato vende ku Babis thoshte se ka gjëra me vlerë. Edhe mbytja e qenit ishte e dyshimtë. Përse duhej që familja ta mbante qenin të lidhur me zinxhir në shtëpi?

Ndërsa polici që e zgjidhi Babis, nuk ishte në gjendje ta kuptonte se ishte i lidhur apo jo. “Më tha më zgjidh shpejt se po mbytem dhe nuk isha në gjendje që të kuptoja nëse ai ishte i lidhur apo jo”.

Policët vendosën të luajnë lojën e hetimeve për grabitësit e mundshëm, në mënyrë që Babis të ishte i qetë dhe hetimet ndaj tij të vazhdonin deri në pikën kur ai u thye në mes dhe pranoi krimin e rëndë. Gjatë kësaj kohe u përfol shumë se pas krimit të rëndë qëndron një bandë e dhunshme shqiptare, duke shtuar jo pak ndjesitë raciste në vend.

Related Posts

“Dasma shqiptare në diasporë”, festa që bashkoi shqiptarët në Patra. Historia e Kristiana Veliut, 20 vite në shërbim të gjuhës shqipe në Greqi
Kryesore

“Dasma shqiptare në diasporë”, festa që bashkoi shqiptarët në Patra. Historia e Kristiana Veliut, 20 vite në shërbim të gjuhës shqipe në Greqi

23/10/2026
Kryesore

Kush janë drejtorët që u zgjuan sot pa karrige (Emrat)

23/10/2026
2.1 milionë euro dëmet nga protestat në Tiranë
Kryesore

2.1 milionë euro dëmet nga protestat në Tiranë

23/10/2026
Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra

22/10/2026
Kryesore

Rama nis “furtunën”, kërkon dorëheqje të drejtorëve në të gjithë vendin

22/10/2026
Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FORMULA 1/ Katër në 3 gara, Hamilton dhe makthi i penalizimeve

Hamilton merr përgjegjësitë për gabimin, Vasër karikon Ferrarin: Jemi solidë, do ta tregojmë në Ostin

23/10/2026
Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë

Shqetësim te Bayern Munich, Vincent Kompany pëson kolaps në stërvitje, situata

23/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al