• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trafikonin klandestinë drejt Italisë, këta janë të arrestuarit në 7 qytete të Shqipërisë (Emrat)

19/01/2022
Trafikonin klandestinë drejt Italisë, këta janë të arrestuarit në 7 qytete të Shqipërisë (Emrat)

Zbardhen emrat e 47 personave të arrestuar për trafik klandesinës drejt Italisë. Policia ka zbatuar sot urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK në Shqipëri, duke çuar në pranga dhjetëra persona. Personat e arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Astrolabio” janë: Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë.

Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë

Fatjon Koçllari, banues në Durrës

Kristiana Sako, banuese në Divjakë

Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt

Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi

Mehdi Mamushli, banues në Iran

Njoftimi i Policisë së Shtetit për operacionin ‘ASTROLABIO’:

Policia e Shtetit, sot ka finalizuar operacionin ‘ASTROLABIO’, duke ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 18 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Ky operacion është në sinkron me autoritetet gjyqësore dhe ato të zbatimit të ligjit shqiptare, italiane dhe greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT), e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Lecces, Itali, dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Apelit Athinë, Greqi, me koordinimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL-it, të cilët kanë zhvilluar ditën e sotme, një operacion të përbashkët për ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal të miratuara lidhur me hetimet e zhvilluara në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në tri shtetet që janë pjesë e skuadrës dhe në disa vende të tjera.

Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjesëtarët e katër grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre, aktivitetin kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim drejt vendeve të tjera të BE-së. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale, pasi siguronin persona të ndryshëm, kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera, kundrejt një shpërblimi monetar që varionte nga 5000 deri në 10000 euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke iu mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi, me 1120 emigrantë.

Nga hetimet e kryera në Shqipëri, nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, në bashkëpunim të ngushtë dhe me udhëheqjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, janë dokumentuar shtatë episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar.

Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin për caktim masash sigurimi të dhënë nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është urdhëruar arrestimi i 25 personave në Shqipëri, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakianë, iranianë, egjiptianë dhe turq).

Hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) kanë konfirmuar dhe një herë faktin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të shteteve të ndryshme mund të garantojë sukses dhe efektivitet në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në këtë kontekst theksojmë gjithashtu kontributin dhe ndihmën e dhënë në hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT), nga shërbimet e Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë Tiranë të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, si dhe nga Projekti i Bashkimit Europian ‘Countering Serious Crime in the Western Balkans – CSCWB IPA 2019’.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2022/01/7wv989hmFaxhKAF6177f_19_714309042b19dce5ebe19d8563bcbca8_video_720p_converted.mp4

Related Posts

Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë
Kryesore

Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

7 ditë pushim, surprizon Amorim, Milan në ndjekje të Tresoldit dhe Endrick

7 ditë pushim, surprizon Amorim, Milan në ndjekje të Tresoldit dhe Endrick

11/11/2026
“Alarm i kuq” tek Inter, Chivu humbet sulmuesit, ndaj Atalantës i gatshëm vetëm Pio Esposito

“Alarm i kuq” tek Inter, Chivu humbet sulmuesit, ndaj Atalantës i gatshëm vetëm Pio Esposito

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al