Një shtëpi bari është zbuluar këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës. “Shtëpia e Barit” është konstatuar në lagjen Kushtrimi. Policia ka sekuestruar 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme. Blutë njoftojnë se të ndaluar për këtë aktivitet janë 2 persona, identitetet e të cilëve nuk dihen ende.
Operacioni policor vijoi, pasi efektivët kanë informacione edhe për të tjera shtëpi bari.









