• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të pathënat e Bazës Sovjetike të Vlorës (VIDEO)

28/03/2022
Të pathënat e Bazës Sovjetike të Vlorës (VIDEO)

Nga Abc Story

Për shkak të rendit alfabetik, më 14 maj të vitit 1955, Kryeministri Mehmet Shehu do të ulej i pari në tavolinën ku po nënshkruhej dokumenti i përfshirjes së shteteve të Lindjes Komuniste në Paktin politiko-ushtarak të Varshavës.

Ishte një nënshkrim që e fuste Shqipërinë e vogël në gjirin e madh mbrojtës të Bashkimit Sovjetik – njërës prej dy fuqive më të mëdha ushtarake të Botës.

Pa bërë asnjë llogari për të ardhmen, marrëveshja do të konsiderohej si një tjetër fitore e madhe e komunistëve shqiptarë. Ndërkohë në portet shqiptare ishin shfaqur anijet e para ushtarake sovjetike.

Të mbërritur në gjirin e Vlorës, përballë vargmalit të Karaburunit, që nxinte si një fortesë natyrore, gjeneralët e drejtuesit e tjerë të lartë sovjetikë, kishin nisur të mbeteshin pa mend.

Në imagjinatën e tyre kishte nisur të ndërtohej virtualisht një bazë ushtarako-detare e jashtëzakonshme.

Në gusht të vitit 1956, i krekosur në bordin e Kryqëzorit “Kutuzov”, i pari që do të linte mendjen në gjirin e Vlorës do të ishte Vladimir Kasatonov, Admirali i Flotës Sovjetike të Detit të Zi.

Por vulën gjithçkaje do ja vinte vizita, në tetor të vitit 1957, e Ministrit të Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik, Mareshallit Georg Zhukov.

Heroi i Luftës së Dytë Botërore, do i shkruante Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, se ndërtimi i një baze nëndetësesh në Gjirin e Vlorës, me qëllim veprimet në Detin Mesdhe, do të ishte një përfitim i rëndësishëm për të gjithë kampin socialist.

Këtu zuri fill projekti që çoi në ndërtimin real të Bazës së Vlorës, një objekt ushtarak që do ti bënte komunistët shqiptarë të ndiheshin më të sigurt dhe më të mbrojtur në rrugën e tyre të pushtetit. Ndiqni emisionin e plotë!

Related Posts

Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë
Kryesore

Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al