• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Djalin nuk e lejuan në ceremoninë mortore të Merushes, zbardhen detaje të reja nga krimi që tronditi Roskovecin

14/04/2022
Djalin nuk e lejuan në ceremoninë mortore të Merushes, zbardhen detaje të reja nga krimi që tronditi Roskovecin

Një ditë pas krimit të rëndë brenda familjes në Roskovec, dy viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit në ceremoni të ndara mortore. Merushe Hoxha, 30-vjeçarja, e cila u godit disa herë me thikë nga babai i bashkëjetuesit të saj, u varros nga familjarët në fshatin Suk, ndërkohë që Xhevahir Hoxha u varros në fshatin ku banonte Vidhisht.

Me shumë pak persona të pranishëm, ky i fundit u përcoll në varreza. Djali i tij, Fation Hoxha, nuk është pranuar nga familjarët e 30-vjeçares për të marrë pjesë në kryerjen e riteve të fundit mortore. Fatjon Hoxha ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të babait dhe jo në atë të Merushes, ndonëse 61-vjeçari nuk e pranonte lidhjen e tij me të renë.

Merushes i është dhënë lamtumira nga familjarët dhe të afërmit, teksa karvanin mortor e kryesonin tre fëmijët e saj me lule në duar. Sipas të afërmve, i riu Fatjon Hoxha ka dashur të shkojë në varrimin e gruas së tij, por ka pasur frikë se ata nuk do ta pranonin, ndërkohë edhe familjarët e tij nuk e kanë lejuar nga një frikë e mundshme hakmarrjes edhe pse djali është njësoj viktimë, si edhe e shoqja.

Nga ana tjetër, të afërm të gruas së vrarë kanë dënuar veprimin e Fatjonit, duke thënë se ai duhej të vinte në varrimin e gruas, sepse ajo për këtë martesë u ndëshkua. “Shumë gabim që nuk erdhi. E vrau për herë të dytë. Ajo për të u vra se po të mos ish Fatjoni, nuk kishte nga ta njihte Xhevahirin”, ka thënë një familjare e 30-vjeçares.

Gjatë ceremoninë mortore pranë banesës së familjes Hoxha në fshatin Vidhisht të Roskovecit, janë vërejtur forca të shumta policie në zonë për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e familjarëve të 30-vjeçares, e cila u vra në mënyrë makabre nga Xhevahir Hoxha, raporton Panorama.

Një ditë pas krimit të rëndë, të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth vrasjes me thikë të 30-vjeçares, e cila la pas tre fëmijë jetimë nga martesa e saj e parë. Fqinjë të viktimave thonë se kanë dëgjuar të bërtiturat e 30-vjeçares, e cila pak momente para vrasjes dyshohet të jetë konfrontuar fizikisht me 61-vjeçarin, i cili nuk e pranoi asnjëherë lidhjen e saj me të birin, i cili ishte divorcuar me bashkëshorten e tij me të cilën ka një fëmijë të vogël. Ata kanë treguar se ata kanë dëgjuar gruan të ulërinte, por nuk kanë ndërhyrë, duke i konsideruar çështje brenda familjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima Merushe Hazizi ka marrë 3 goditje me thikë në gjoks që i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

Gjithashtu, banorët e zonës kanë thënë se Merushja dhe Fatjoni duheshin dhe për këtë arsye ishin ndarë edhe nga bashkëshortët e parë. Prej kohësh të kërcënuar dhe shpesh kanë përfunduar në dyert e Policisë, por kjo nuk e ka penguar Xhevahir Hoxhën të ndërmerrte krimin e rëndë, duke i marrë jetën nënës së tre fëmijëve, e cila ishte divorcuar për të bashkëjetuar me djalin e tij.

Ka qenë e bija e 61-vjeçarit, ajo që ka zbuluar se të tre kanë qenë me urdhër mbrojtje.

“Të tre kanë qenë me urdhër mbrojtje, Fajtoni, nusja dhe babai. Ai thoshte më kërcënon nusja dhe djali. Fatjoni e mbante mbyllur gjithë kohës, ditën e djeshme babai ka shqyer derën. Ajo nuk arriti të njoftonte Policinë. Babai jetonte te shtëpia tjetër, te dy dhomat, kurse ajo te shtëpia tjetër”, tregoi ajo.

Ndërkohë, fqinja e viktimave ka treguar se problemi i vetëm në familjen Hoxha ishte që Xhevahiri nuk e pranonte ndarjen e djalit të tij me nusen e parë dhe bashkëjetesën me Merushen, e cila vetë kishte qenë e divorcuar dhe kishte tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme.

“Ky është krim i rëndë, kjo që ka bërë personi në fjalë. E kemi komshi. Ajo goca ishte me tre fëmijë, la burrin nga Berati e u lidh me këtë nga Vidhishta. Ai nuk e donte nusen për djalin. Tani, e mirë e keqe e di ai që e pati, unë e njoh si vajzë të mirë, për punëtore, janë të tëra punëtore si motra. Vetëm se problem ishte vjehrri, nuk donte pse ka nusen e parë me djalin 10 vjeç e mori këtë”, tha fqinja.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëria në histori! Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte

Shqipëria në histori! Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte

30/12/2025
6 këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

6 këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

30/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al