• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Takimi në Kakavijë, Shqipëria dhe Greqia do të lehtësojnë lëvizjen në të dyja anët e kufirit për festa dhe sezonin turistik

15/04/2022
Takimi në Kakavijë, Shqipëria dhe Greqia do të lehtësojnë lëvizjen në të dyja anët e kufirit për festa dhe sezonin turistik

Shqipëria dhe Greqia koordinojnë veprimet e strukturave policore në pikat e kalimit kufitar, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila, shoqëruar nga drejtuesit e policive të qarqeve Gjirokastër e Korçë, zhvilloi në Kakavijë një takim me zv.ministrin e Mbrojtjes Qytetare dhe Emigracionit të Greqisë, Eleftherios Oikonomou dhe me përfaqësues të Policisë greke, në kufirin me Shqipërinë.

Ata diskutuan çështje të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, në të dy anët e kufirit.

Zv.ministri Mahila u shpreh se “së bashku me autoritetet greke kemi ndërtuar marrëdhënie të cilat, nga të dyja palët, vlerësohen në nivel shumë të mirë”.

“Takimi i sotëm është dëshmi e vullnetit të dy qeverive tona, për të thelluar, zgjeruar dhe intensifikuar marrëdhëniet, bazuar në interesat strategjike reciproke, bashkëpunimin e ngushtë në NATO dhe perspektivën e përbashkët europiane”, tha ai.

“Prezenca në takimin e sotëm e të gjithë drejtuesve më të lartë të policive vendore dhe të kufirit, si dhe drejtuesve të zonave kufitare midis dy vendeve, tregon edhe një herë tjetër bashkëpunimin e frytshëm midis policive të dy shteteve, si dhe është një konkretizim i angazhimit të marrë me qëllim realizimin e objektivave që janë vendosur në nivele qeveritare”, u shpreh Mahila.

“Menaxhimi i fluksit të hyrjeve-daljeve të shtetasve dhe të mjeteve, në pikat e kalimit kufitar, vazhdon të jetë një preokupim i strukturave tona përgjegjëse, reciproke”, theksoi Mahila.

“Një nga temat kryesore të bisedimeve të sotme ishte pikërisht koordinimi dhe organizimi në detaj i punës me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve tanë. Synojmë fillimisht lëvizje të sigurtë dhe pa probleme, kryesisht për periudhat e festave siç është kjo e Pashkëve, gjatë javës së ardhshme, por patjetër edhe gjatë sezonit turistik dhe festave të fundvitit”, nënvizoi Mahila.

“Bashkërendimi i veprimeve tona të përbashkëta për vënien në funksion të Qendrës së Përbashkët të Bashkëpunimit Policor dhe Doganor, marrëveshje e cila është nënshkruar midis dy qeverive tona, dhe ratifikuar nga parlamentet respektive, ishte një temë tjetër diskutimi e takimit të sotëm”, tha më tej Mahila.

Ai u shpreh se, të dyja palët kanë rënë dakord dhe kanë filluar angazhimet reciproke për vënien në funksion të kësaj qendre brenda këtij viti.

Gjithashtu, shtoi Mahila, “prezencën e FRONTEX në kufijtë tanë e vlerësojmë si një garanci për sigurinë dhe luftën cilësore ndaj krimit të organizuar. Vënia në funksionim e Qendrës së Përbashkët të Bashkëpunimit Policor dhe Doganor do të jetë një vlerë e shtuar, e cila do të kontribuojë në konsolidimin e cilësisë së kësaj lufte”.

Related Posts

Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë
Kryesore

Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al