• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Histori si për telenovela/ Vajza merr peng ish të dashurin që i kishte dhënë 30 mijë euro borxh, e veshin me rroba grash dhe e filmojnë

20/04/2022
Histori si për telenovela/ Vajza merr peng ish të dashurin që i kishte dhënë 30 mijë euro borxh, e veshin me rroba grash dhe e filmojnë

Histori frymëzuese për telenovela. E tillë është ngjarja që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku një vajzë e re u bë mollë sherri për pengmarrjen e një të riu, i cili i kërkonte asaj që t’i kthente borxhin. Detajet që publikoi dje BalkanWeb bënë xhiron e rrjetit, ku u zbulua se si Denada Çezmja kishte organizuar gjithçka me dy miqtë e saj për të marrë peng të riun me inicialet Ermal Sorra.

Tashmë e reja qëndron pas hekurave, bashkë me Shkëlqim Koçekun, ndërsa i treti, Sulltan (Marku) Piraçi vijon të jetë në arrati, ndërsa ata akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë.

Gjithçka ka nisur pas një borxhi prej 30 mijë eurosh që Çezmja mësohet se ia kishte marrë 31-vjeçarit Ermal Sorra, por nuk ia kthente. Pasi personi në fjalë i kishte kërkuar disa herë paratë e tij duke i telefonuar, vajza nuk kishte pranuar që t’ia kthente. Pas ankesave të shpeshta të vajzës, të dy miqtë e saj, kanë marrë peng për disa orë të riun dhe e kanë kërcënuar, madje kanë ushtruar edhe dhunë ndaj tij.

Ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncimin në polici dhe ka treguar ngjarjen, ndërsa autoritetet u vunë në lëvizje për arrestimin e tyre. Ndërkohë, dje para togave të zeza e reja mohoi se i kishte marrë borxh 30-vjeçarit, ndërsa kërkoi të lirohej pasi kishte një vajzë 14 vjeçe që e rriste e vetme.

“Donte të kishte një lidhje me mua. Ndaj më bezdiste. Nuk i kam marrë lekë borxh. Dua lirinë, kam një vajzë 14-vjeçe, mos më lini në burg, më lironi”, mësohet të jetë shprehur vajza mes lotësh.

E morën peng dhe e veshën si grua

30-vjeçari mësohet se i kishte dalë disa herë vajzës para në rrugë, ku i kërkonte lekët. Vajza këtë herë kishte kërkuar ndihmë te miku i saj, Sulltan (Marku) Piraçi me pretendimin se Sorra e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të. Lala raporton se Piraçi kishte kërkuar ndihmën e dajës së tij, Shkëlqim Koçekut, ku të dy së bashku e kishin marrë peng të riun. Pasi e kishin çuar në një shtëpi, ata kishin dhunuar dhe kërcënuar të riun.

Madje në sy të vajzës, e kishin zhveshur dhe i kishin veshur atij rroba grash. Por skena më e fortë e shantazhit sipas grupit hetimor, mendohet se ka qenë fakti që skena ishte filmuar nga vajza, në mënyrë të tillë që i riu të hiqte dorë nga borxhi 30 mijë euro. Por pavarësisht këtyre presioneve edhe dhunës, djali pasi ishte liruar nga pengmarrësit, kishte shkuar në polici, ku kishte rrëfyer ngjarjen.

Related Posts

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve
Kryesore

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

31/07/2026
Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë
Kryesore

Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë

31/07/2026
Lamallari hedh poshtë lajmet për dorëheqje: Nuk merrem me portale, por vetëm me punë!
Kryesore

Lamallari hedh poshtë lajmet për dorëheqje: Nuk merrem me portale, por vetëm me punë!

31/07/2026
Edi Rama ‘fallxhor’ i zgjedhjeve, jo rastësisht
Blog

Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

31/07/2026
U emërua drejtoreshë, ish-sekretarja e PD tregon bisedën me Ramën: Më tha nuk dua të bëhesh socialiste…
Kryesore

U emërua drejtoreshë, ish-sekretarja e PD tregon bisedën me Ramën: Më tha nuk dua të bëhesh socialiste…

31/07/2026
PS mohon zhdukjen e 15 bashkive: Do ruajnë statusin e qytetit brenda një njësie të re administrative
Kryesore

PS mohon zhdukjen e 15 bashkive: Do ruajnë statusin e qytetit brenda një njësie të re administrative

31/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

31/07/2026
Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë

Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë

31/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al