• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria ndër shtetet me borxhin më të lartë në Europë në 2021, e dyta në rajon

26/04/2022
Shqipëria ndër shtetet me borxhin më të lartë në Europë në 2021, e dyta në rajon

Shqipëria u rendit e 11-a në Europë në vitin 2021 për nivelin e lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë.

Sipas Ministrisë së Financave borxhi publik në vitin 2021 ishte 78.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Të dhënat e tjera të Eurostat e rendisin Shqipërinë pas Greqisë, Italisë, Portugalisë, Spanjës, Francës, Belgjikës, Qipros, Malit të Zi, Austrisë dhe Kroacisë (shiko grafikun në fund). Ndërsa në rajon, Shqipëria është e dyta, pas Malit të Zi.

Vendet e tjera të rajonit kanë nivele më të ulëta të borxhit, Serbia dhe Maqedonia e Veriut me nga 58% të PBB-së, Bosnja në 36% dhe Kosova ka ndër borxhet më të ulëta të Europës, me 22% të PBB-së.

Të gjitha vendet e rritën me shpejtësi borxhin në vitin 2020, me synim për të gjallëruar ekonominë pas pasojave të pandemisë. Në Shqipëri borxhi u rrit me gati 10 pikë përqindje dhe ai vijoi të mbetej i lartë dhe në 2021. Ndonëse borxhi u rrit me ndër ritmet më të lart atë Europës, mbështetja e ekonomisë për pandeminë ishte më e ulët në Europë, me më pak se 1% e PBB-së, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Aftësia e një vendi për të paguar borxhin është e varur nga konkurrueshmëria e tij. Sa më e ulët të jetë ajo, aq më e ulët është aftësia paguese. Shqipëria renditet nga Forumi Ekonomik Global si vendi me konkurrueshmërinë më të ulët në Europë.

Si Banka Botërore ashtu dhe FMN e kanë këshilluar shpesh qeverinë shpesh qeverinë shqiptare që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet dhe konsolidimin fiskal. Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon”, është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhit të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktojë shpenzimet e saj kapitale.

“Në skenarin bazë, borxhi publik pritet të bjerë lehtësisht në 78.1% të PBB-së në vitin 2022 dhe në mënyrë më të konsiderueshme në periudhën afatmesme. Megjithatë, bilanci fiskal mund të përkeqësohet më tej, nëse mjedisi ndërkombëtar do të jetë i pafavorshëm, duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së”, paralajmëron banka.

Borxhi në Europë

Sipas Eurostat, në fund të tremujorit të katërt të vitit 2021, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në eurozonë ishte 95.6%, krahasuar me 97.5% në fund të tremujorit të tretë 2021. Në BE, raporti gjithashtu u ul nga 89.9%. në 88.1%.

Për eurozonën, ulja e raportit të borxhit të qeverisë ndaj PBB-së vjen si pasojë e rritjes së PBB-së dhe një rënie të lehtë të borxhit nominal në terma absolutë, ndërsa për BE-në borxhi nominal vazhdoi të rritet lehtë, por u tejkalua nga rritja në GDP.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së ra si në eurozonë (nga 97.2% në 95.6%) dhe në BE (nga 90.0% në 88.1%). Ulja erdhi për shkak të rritjes së PBB-së që tejkalon rritjen e borxhit të qeverisë./Monitor.al/

 

Related Posts

U emërua drejtoreshë, ish-sekretarja e PD tregon bisedën me Ramën: Më tha nuk dua të bëhesh socialiste…
Kryesore

U emërua drejtoreshë, ish-sekretarja e PD tregon bisedën me Ramën: Më tha nuk dua të bëhesh socialiste…

31/07/2026
PS mohon zhdukjen e 15 bashkive: Do ruajnë statusin e qytetit brenda një njësie të re administrative
Kryesore

PS mohon zhdukjen e 15 bashkive: Do ruajnë statusin e qytetit brenda një njësie të re administrative

31/07/2026
Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Kryesore

Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
PD nxjerr propozimin e saj: 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone
Kryesore

PD nxjerr propozimin e saj: 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone

30/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Propozimi zyrtar i PS: Shkrihen 15 bashki, mes tyre Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

30/07/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin në Francë të Ermal Beqirajt

29/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U emërua drejtoreshë, ish-sekretarja e PD tregon bisedën me Ramën: Më tha nuk dua të bëhesh socialiste…

U emërua drejtoreshë, ish-sekretarja e PD tregon bisedën me Ramën: Më tha nuk dua të bëhesh socialiste…

31/07/2026
PS mohon zhdukjen e 15 bashkive: Do ruajnë statusin e qytetit brenda një njësie të re administrative

PS mohon zhdukjen e 15 bashkive: Do ruajnë statusin e qytetit brenda një njësie të re administrative

31/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al