Një adoleshent nga Afganistani që strehohej përkohësisht në Gjirokastër është larguar nga qendra ku rrinte. Denoncimin në polici e ka bërë kujdestari i qendrës.
NJOFTIMI I POLICISE: Në datën 04.05.2022, shtetasi E. D., banues në Gjirokastër, me detyrë kujdestar në Qendrën e Dhunës në Familje, ka bërë kallëzim se shtetasi M. N., 16 vjeç, banues në Afganistan, i akomoduar në këtë qendër që prej datës 24.04.2022, është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer më. Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e shtetasit M. N.









