• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Butrinti me koncension, deputetja e PD-ministres së Kulturës: Nuk i keni dëgjuar ekspertët, kanë folur me javë të tëra

09/05/2022
Butrinti me koncension, deputetja e PD-ministres së Kulturës: Nuk i keni dëgjuar ekspertët, kanë folur me javë të tëra

Në fjalën e saj në Kuvend deputetja Flutura Açka u ndal tek çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit. “E rëndësishme është se këta njerëz që e kaosin për fyti janë paguar me taksat e shqiptarëve. Dëshira mund të ketë qenë e mirë për të shtuar turistë holandezë, por çështja është rezultati. Sepse nuk është e hijshme nga çfarë kemi parë dhe fotografitë e publikuara.”, tha Flutura Açka.

Më tej Açka tha se studiuesit, apo arkeologët më të mirë në vend kanë folur me javë të tëra për këtë çështje, por askush nuk i ka dëgjuar.

“Çështjen e Butrintit e kam ndjekur me shumë vëmendje dhe kam pyetur disa kolegë nëse e kishin lexuar atë draftin dhe nuk mora asnjë përgjigje. Nuk dinë fare çfarë bëjnë, kanë votuar me sy mbyllur dhe ju kolegë të mi votoni më sy mbyllur. Më vjen keq që disa nga kolegë të mirë që janë marrë me arkeologji kanë folur këto ditë me javë të tëra dhe asnjë nuk i ka dëgjuar. Miqtë arkeologë thonë se në këtë lloj vorbulle është dikush që është shprehur kundër Butrintit”, tha më tej Açka.

Nga ana tjetër ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se numri i turistëve në Butrint është rritur.

“Vazhdojmë dhe do të kemi më shumë turistë nga Holanda, besoj dhe do të kemi më shumë interes. Ju ftoj të gjithëve dhe më vjen mirë që flitet për kulturën edhe në reality holandez. Kemi kërkesa nga turistët. Atyre u kanë pëlqyer se si janë zhvilluar lojërat në Butrint dhe në Shkodër. Një nga premtimet e këtij reality, ka futjen e Shqipërisë në kinematografinë. Ka një vëmendje të posaçme për kulturën dhe ju ftoj t’i shikoni ato projekte edhe më sytë e turistëve.”, tha ajo.

Si kundërpërgjigje deputetja Açka tha se si një parlamentare nuk ka asnjë informacion.

Açka: Në faqen zyrtare të tyre thuhet se është sponsorizuar nga shtetit shqiptar, këtë unë nuk e di. Si një parlamentare nuk kam informacion se sa është paguar për një lojë. Edhe sikur të jetë lojë shumë e bukur, një nga drejtuesit e këtyre u shpreh në tv holandez se në Rinas ju është vënë një makinë në dispozicion në Shqipëri dhe tha , – kurrë në jetën time nuk jam trajtuar si king, kështu tha si king.”, tha më tej Açka.

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Propozimi zyrtar i PS: Shkrihen 15 bashki, mes tyre Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

30/07/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin në Francë të Ermal Beqirajt

29/07/2026
Vjedhja e dokumentit, flet Agron Shehaj: Këta janë mësuar me deputetë kukulla. Duhet ta lexoja dokumentin sepse do votoja
Kryesore

Vjedhja e dokumentit, flet Agron Shehaj: Këta janë mësuar me deputetë kukulla. Duhet ta lexoja dokumentin sepse do votoja

29/07/2026
Aksident, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur
Kryesore

Aksident, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur

28/07/2026
Biznesmeni shqiptar humbet gruan: Pikëllim i pamasë!
Kryesore

Biznesmeni shqiptar humbet gruan: Pikëllim i pamasë!

28/07/2026
Gonxhja këshillon protestuesit: Qartësoni objektivin dhe mund të bëni punë të mira për të gjithë shoqërinë
Kryesore

Gonxhja këshillon protestuesit: Qartësoni objektivin dhe mund të bëni punë të mira për të gjithë shoqërinë

28/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

Propozimi zyrtar i PS: Shkrihen 15 bashki, mes tyre Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

30/07/2026
Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë

Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë

30/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al