Është kthyer në traditë tashmë që në plazhet publikë apo dhe ato privatë të ndalohet marrja e ushqimeve me vete.
Kjo ka filluar që të ndodh prej kohësh në plazhet shqiptare, ku përveçse çmimeve të larta që kanë në bare dhe lokale apo dhe çadrat dhe shezlongët, tashmë nuk lejohet të marrësh asgjë me vete. Qoftë edhe ujë të ftohtë.
Shpesh herë qytetarët kanë denoncuar me fatura çmimet e larta edhe në restorante, por me këtë tabelë, bëni mirë ti merrni masat para se të mendoni të kaloni nga plazhet e jugut. Kjo foto eshte shkrepur ne plazhin e Himares.










