• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Butrinti me koncension, Auron Tare: Tare: Ju që keni firmosur do t’ju mbetet emri në histori që dorëzuat

25/05/2022
Butrinti me koncension, Auron Tare: Tare: Ju që keni firmosur do t’ju mbetet emri në histori që dorëzuat

Marrëveshja për menaxhimin e Butrinti shkaktoi polemika dhe debate në Akademinë e Shkencave. Akademikët pas miratimit të projektligjit për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit zhvilluan diskutim akademik me temë “Butrinti – Një vështrim akademik mbi vlerat dhe vlerësimin”, ku nuk munguan debatet. Studiuesi Auron Tare tha se është dorëzuar territori i Burintit, ndërsa kreu i ASH Skënder Gjinushi shmangu përgjegjësinë e institucionit që drejton. Sipas Tares, ky plan menaxhimi është bërë pa asnjë profesor shqiptar.

Organi më i lartë vendimmarrës i fondacionit është bordi, i cili përbëhet nga 5 anëtarë. Por Tare u shpreh se janë “qeveria” e Butrintit. “Ajo që po bëhet sot në Butrint është mohimi i punës që ju keni bërë. Në planin e menaxhimit është bërë nga një grup anglezësh pa asnjë profesor shqiptar. Plani i menaxhimit fillon nga Hodges e këtej. Thelbi është ky, shikoni CV-në e Hodges, që thotë se Fondacioni i Butrintit dhe Hodges kanë themeluar parkun kombëtar të Butrintit. Dhe kjo kur të vdesim ne të gjithë do vazhdojë. Pra të gjitha këto do rishkruhen nga fillimi.

Pra, nuk është çështja se AADF do të bëjë një bar a restorant, por fakti i marrjes nën kontroll të territorit shqiptar. 5 anëtarët e bordit janë “qeveria” e Butrintit”, tha Tare. Profesorë e akademikë u shprehën edhe se nuk janë pyetur, por studiuesi Auron Tare tha se u dorëzua Butrinti. “Lexoni marrëveshjen e Butrintit, ku shkruhet se standardi i gërmimeve do të jetë ai i vendosur në 93-shin. Pra, profesor Luani, nuk ke më standard, nuk jeni më ju! Do të jetë Richard Hodges. Lexoni marrëveshjen, pas miratimit do të shkojnë në kadastër të regjistrojnë pronën në kadastër. Dhe e gjitha kjo të nderuar profesorë jua ndalon Konventa e Parisit e 1972, dhe ju tani i bini vërdallë.. Keni emër profesor pse i lejoni? Sot Giora Solar, i ka çuar letër UNESCO-s, ku i thotë se kjo që po ndodh në Shqipëri s’ka precedent. Dje është dorëzuar territori, ju e dini se Butrinti është histori, do ju ngelet emri në histori që dorëzuat Butrintin”, tha Tare ndër të tjera.

Munguan konsultimet

Akademikët u mblodhën në diskutim për Butrintin një ditë pasi parlamenti e miratoi projektligjin për menaxhimin e një pjese të Parkut Kombëtar nga Fondacioni i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan. Por kreu i ASH Skënder Gjinushi tha se duhej të ishin bërë konsultime dhe me ASH. “Nuk e dinim gjë, sepse i takonte qeverisë të konsultohej me akademinë, të konsultohej me institutet”, tha Gjinushi. Ndërkohë që akademiku Neritan Ceka u shpreh ndër të tjera dhe për miratimin e ligjit, që e quajti vetëvrasje të partive politike në derën e sitit arkeologjik. “E mbështes me bindje të plotë procesin që po zhvillohet për zbatimin e administrimit të Butrintit përmes një fondacioni publik dhe e përshëndes miratimin e ligjit si fundin e sundimit të partive politike në Butrint.

E kam quajtur “vetëvrasje” të partive politike para derës së Butrintit”, tha ai, ndërsa theksoi më tej se Butrinti nuk është pronë e një partie. I pranishëm në debat ishte dhe akademiku dhe arkeologu Apollon Baçe, që u shpreh kundër Hodges, sipas tij vjen dhe bën historinë tonë. “Edhe në faqen e UNESCO-s, ky ka qenë që e ka bërë këtë, bashkë me ish shefin e tij. Pra vjen e të bën historinë e vendit tënd. Përmendet Korfuzi si koloni 260 herë, përmendet Apolonia, Butrinti nuk përmendet vetëm njëherë si qytet kaon, këtu kemi të bëjmë me deformim të shoqërisë”, tha Baçe. Butrinti në 1992 u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al