• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I riu bën gabimin e jetës, sistemi nuk e fal pasi u kthye nga Gjermania. Ja çfarë i ndodhi në Rinas

02/06/2022
I riu bën gabimin e jetës, sistemi nuk e fal pasi u kthye nga Gjermania. Ja çfarë i ndodhi në Rinas

Një 30-vjeçar nga Gramshi, i dënuar më herët nga gjykata me shërbim prove, kujtoi se sistemi do ta harronte nëse thynte vendimin dhe largohej nga vendi. Por, nuk ka ndodhur kështu, ai është arrestuar menjëherë pas rikthimit nga Gjermania në Rinas dhe është dënuar tashmë me katër vite burg.

Policia bën me dije se i riu ishte dënuar më herët na Gjykata e Elbasanit me një masë të lehtë, siç ishte shërbimi i provës, por i riu nuk e ka marrë në konsideratë këtë dhe është larguar nga Shqipëria pa mbaruar dënimin.

Pasi ndejti disa vjet në Gjermani, ai ka vendosur të rikthehet duke menduar se masa ishte shuar, por ishte gabim. Pasi ka zbritur në Rinas, të riut i janë vënë prangat dhe është dërguar në paraburgim, ndërsa gjykata tashmë e ka dënuar me katër vite burg.

Njoftimi i policisë

Nuk zbatoi vendimin e gjykatës për të kryer shërbimin provë, por u largua në Gjermani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ndryshon vendimin dhe e dënon përsëri me 4 vjet burgim.

Vihet në pranga 30-vjeçari në momentin e mbërritjes në Rinas, i kthyer deportiv nga Policia gjermane.

Në aeroportin e Rinasit, Tiranë, shërbimet e Policisë Rinas, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan, gjatë përpunimit të të dhënave të personave të kthyer deportiv, falë intervistimit të thelluar kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

-Klevis Agolli, 30 vjeç, banues në lagjen “Sporti”, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 26.07.2015, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për këtë vepër penale ky shtetas ishte lënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan në shërbim provë.

30-vjeçari nuk ka përmbushur detyrimin e caktuar dhe është larguar për në Gjermani, për pasojë Gjykata ka revokuar vendimin për shërbimin provë dhe ka ricaktuar për këtë shtetas dënimin me 4 vjet burgim.

Gjithashtu, ky shtetas ka kryer një vjedhje në Gjermani, për të cilën ka vuajtur dënimin në Gjermani sipas përcaktimeve të Kodit Penal gjerman.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

25/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al