• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk ka nevojë as për patentë ndërkombëtare, ja si do të jetë leja e re e qarkullimit

06/06/2022
Nuk ka nevojë as për patentë ndërkombëtare, ja si do të jetë leja e re e qarkullimit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për lejen e re të qarkullimit.

Gonxhe tha se dokumenti i ri i jep mjaft dinjitet qytetarëve shqiptarë, pasi në të përfshihen 3 dokumente në një. Kreu i DPTRR-së, theksoi se ky dokument gjithashtu ul në 40% kostot për qytetarët shqiptarë dhe merret vetëm një herë. Ai theksoi se drejtuesit e mjeteve që kanë lejen e vjetër të qarkullimit nuk janë të detyruar të marrin të renë, vetëm në rast se ata kanë dëshirë.

Gjithashtu në lejen e re të qarkullimit është e përfshirë edhe leja ndërkombëtare.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Leja e re e qarkullimit, ka patur probleme?

Gonxhe: Jo nuk kemi patur probleme, mundi për të qenë gatoi për sot ka qenë i duhuri. Nuk patëm asnjë problem me qytetarët. U mësuam që të bashkonim disa dokumente në një, duke lehtësuar ndjeshëm qytetarët dhe duke ulur kostot ndjeshëm.

Xhokaxhi: Cilat janë dokumentet që bëhen në një?

Gonxhe: Ajo e njohur si certifikata e pronësisë së mjetit, leja e vjetër e mjetit, dhe leja ndërkombëtare e qarkullimit. Janë tre dokumente që njehsohen, që vijnë në ndërthurje dhe me disa sisteme, në mënyrë që të kemi një dokument që të ofrojë vetëm me një faqe print dhe jo me dy. Dokumenti i ri merr vetëm një minutë kohë në prodhim. Por ky dokument i ri rrite ndjeshëm dinjitetin, si dhe ofron garanci, por njihet dhe nga ndërkombëtarët. Ne po mundohemi të ulim tarafiva dhe kosto. Aktualisht është 40% kursimi për qytetarët, janë 150 mijë përfitues në vit. Po t’i shumëzojmë na japin 1.75 milionë euro për një vit.

Xhokaxhi: Ka barcod, ka chip, si veprohet?

Gonxhe: Këtu nuk jemi në nivelin e chipi-it, kjo është një letër speciale për të rritur rezistencën. Është rezistente ndaj lagështirës, vajrave, është rezistente ndaj një zhubrosjeje. Është shumë i lexueshëm. Vendosja e të dhënave është bazuar në kodet e vendeve Europiane. Ka dhe një barcod që e bën të vështirë për falsifikim, ka dhe elementë të padukshëm, që janë dhe sekretë, që bëjnë që ne të kemi siguri totale për mos falsifikimin e këtij dokumenti. Është i paskadueshëm në kohë. Ne kemi bërë që qytetarët të vijnë sa më rrallë, vetëm kur ata ndërrojnë pronësi ose e humbin atë. Askush nuk është i detyruar ta ndërrojë.

Xhokaxhi: Nëse një qytetar ka lejen e vjetër, por dëshiron të marrë lejen e ren, mund të vijë ta bëjë, nëse nuk do, rri deri në sakdimin e lejes së vjetër?

Gonxhe: Ideja është që as leja e vjetër nuk do vuloset më. Nuk është një taksë e re, nuk është një detyrim i ri, është vetëm për ata që e duan nga sot e tutje. Ky dokument na barazon me vendet Europiane.

Xhokaxhi: Kur flasim që është leja ndërkombëtare brenda kësaj lejeje, është e vlefshme për çdo vend të botës?

Gonxhe: Kjo është e vlefshme, dhe asnjë shtet nuk do e krahasonte atë dokument që kishim, me këtë dokument që pa përsosje të elementëve të sigurisë. Pra absolutisht që mund të ketë ndonjë polic jashtë që nuk pranon shlyerjen e afatit tonë, por ne jemi këtu dhe do sqarojmë çdo rast edhe me shtete e tjera. Është një dokument që zëvendëson lejen ndërkombëtare të qarkullimit. Nëse do të ndodhë ndonjë problem me ndonjë polic, ne jemi këtu për ta sqaruar.

Xhokaxhi: Si bëhet aplikimi?

Gonxhe: Nuk kemi ndryshuar asgjë nga zakoni që kishim. Kurdo qoftë që ju do keni nevojë të bleni një makinë të re, apo ju ka humbur dokumenti, në çdo rast si kjo që përmenda, do merrni dokumentin e ri me më pak para. Aplikimi është në sportel direkt, nuk është një dokument që merret me anë të postës./ ABC

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

15/03/2026
Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al