• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko: PD me Berishën në krye, ka për t’u katandisur si PASOK në Greqi, po e izolon çdo ditë e më shumë

08/06/2022
Dy fjalë për ata që falen në xhami dhe që e vendoska Berisha se kujt i pranohen lutjet!

Nga Roland Bejko

Kush po ia pregatit funeralin përfundimtar PD-së?

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmoi sot se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur nongrata nga SHBA për korrupsion madhor. Pra, siç e kemi thënë prej muajsh, koha po na vërteton se Sali Berisha me vetëdije po e fut Partinë Demokratike në një izolim absurd, të panevojshëm dhe të rrezikshëm për ta përdorur atë në mbrojtje të interesave të veta.

Sado e ligë që duket kjo, pasi PD nuk mund të trajtohet si pronë private, ai, përsëri, në gjithë këtë histori ligësie ka të drejtë të përdorë çdo mjet që mund t’i krijojë mbrojtje dhe përfitime politike për aq kohë sa gjen mbështetës, dhe për aq kohë sa ka vendosur që interesi i tij personal të prevalojë mbi interesin e anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, dhe shqiptarëve që kanë nevojë për opozitën sot.

Por, poshtërsia në gjithë këtë histori nuk qëndron vetëm tek Berisha, sepse tek e fundit Berisha e di shumë mirë që nuk vjen kurrë në pushtet. Ai i ka të qarta objektivet. Atij i duhet një parti ku të paktën të marrë qoftë edhe 20% të votave për të qenë sa të jetë gjallë faktor në tryezën e madhe të pushtetit politik, qoftë edhe në opozitë, në atë tryezë ku mbyllen dhe pazaret e shtohet pasuria vjetore e familjarëve dhe oborrtarëve të vet, me shumë zero të tjera nga pas.

Për Berishën familja e tij, fëmijët e tij, natyrisht që vlejnë më shumë se PD dhe demokratët që sot jetojnë keq. Por për demokratët PD duhet të vlejë më shumë se interesat personale të një familjeje, e kujtdo qoftë ajo. Kush mendon të kundërtën, të shkojë te mjeku i mendjes të vizitohet se nuk është në rregull.

Pra,sot kur panorama e izolimit të plotë ndërkombëtar të Berishës dhe partisë që ai drejton bëhet përditë e më e qartë, poshtërsia gjendet tek mbështetësit e zellshëm të Berishës, të cilët, edhe pse e dinë që PD nuk ka asnjë të ardhme me të në krye, me një gjak të ftohtë si të gjarpërit janë duke i pregatitur funeralin përfundimtar asaj, pa iu dridhur qerpiku, me shpresën egoiste se mund të jenë nesër deputetë, apo kryetar bashkishë edhe pse në një parti që e izoluar do ketë zero shanse për të ardhur në pushtet.

Edhe Hitleri nuk i bëri vetëm zullumet e luftës. Ai pati bashkëpunëtorë Geringun, Gëbelsin, Himlerin, e qindra mijra të tjerë që i lyen duar me gjak. Po kështu Stalini, Enveri, etj, etj. Asnjë udhëheqës i keq, nuk ka qenë kurrë i vetëm në pisëllëqet dhe krimet e tij të pushtetit.

Kështu po ndodh sot edhe me Saliun. Ai nuk është i vetëm në asgjësimin gradual deri në tretje që po i bën PD-së. Ai ka si bashkëpunëtorë në këtë krim të asgjësimit pas izolimit ndërkombëtar të saj gjithë kryesinë e sapozgjedhur, deputetët që e mbështetën, ish drejtuesit foltoristë në Tiranë dhe në rrethe, si dhe mediat që paguan.

Gjithsesi, edhe pse është i parashkruar fundi i tyre që ka për të qenë tragji-komik, dëmi i shkaktuar do na rëndojë të gjithëve. PD me Berishën në krye, ka për tu katandisur si PASOK në Greqi, apo si Socialistët dhe Republikanët e djathtë në Francë që edhe pse parti me histori të madhe mbi supe, sot nuk i kapin dot as 5% të votave të qytetarëve përkatës.

Ndaj, si e vetmja zgjidhje që të mund të dilet nga izolimi ndërkombëtar i PD, është distancimi një orë e më parë nga Berisha dhe gjetja e një zgjidhje gjithëpërfshirëse për ta rithemeluar realisht Partinë Demokratike mbi bazë vlerash, idesh, ekipi dhe projekti politik krejt të ndryshëm nga ai që sapo na afroi berishizmi.

Që të bëhet kjo, gjithsecili duhet të harojë për një çast interesat personale të karrierës duke kapërcyer përtej unit. Ndryshe, pas pak kohësh, do fillojmë të tregojmë përalla që do të fillojnë me shprehjen e famshme, “..na ishte njëherë Partia Demokratike, që kishte një kryetar kreshnik, që kur vdiq politikisht, e morri me vete në var edhe atë sepse e konsideronte pronë private, ndërsa anëtarët e saj, thjesht shërbëtorë të oborrit të vet… !”

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla
Lajme

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

21/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Kryesore

Ditmir Bushati: Protestuesit nuk janë nxitur nga Irani dhe as nga algoritmi. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë

21/06/2026
Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
Kryesore

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

21/06/2026
Kryesore

Deputeti i Vlorës: Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Unë zgjedh Shqipërinë e fortë, jo revolucionin

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Penallti e humbur dhe dopietë ndaj Austrisë, Messi fenomenal në Botëror, udhëheq Argjentinën

VIDEO/ Penallti e humbur dhe dopietë ndaj Austrisë, Messi fenomenal në Botëror, udhëheq Argjentinën

22/06/2026
Messi vendos rekord të ri, bëhet dështaku më i madh i historisë së Kupës së Botës

Messi vendos rekord të ri, bëhet dështaku më i madh i historisë së Kupës së Botës

22/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al