Një person ka humbur jetën nga një aksident mëngjesin e sotëm në autostradën Elbasan-Tiranë.
Në aksident është përfshirë makina e deputetit të PDIU, Aqif Rakipi, i cili ka përplasur një 50-vjeçar, që ndërroi jetë në vend.
Deputeti Aqif Rakipi pas aksidentit është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet nga policia.









