Zjarret e kësaj vere të nxehtë u vlerësuan si më të rëndët dhe më të përhapurit në mbarë vendin.
Ata dëmtuan veç të tjerave edhe shumë pyje në Zonat e Mbrojtura apo Parqe Kombëtare.
Por shumë nga këto zona mbetën të pa prekura fal kujdesit të vet komunitetit që jeton pranë tyre.
I pa prekur nga zjarret mbeti dhe Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Danglli nën administrim të AdZM-së Gjirokastër.
Megjithëse ky qark pati shumë dëmtime nga zjarret,Parku Kombëtar -Bredhi i Hotovës- mbeti i pa prekur fal komunitetit që bashkëjeton me mjedisin dhe natyrën në këtë park.
AdZM Gjirokastër është gjithmon në kontakt me këtë komunitet në ruajtjen nga prerjet,
gjuetia apo aktivitete të tjera të paligjshme, promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore me qellim ruajtjen dhe përmirësimin e gjendjes egzistuese dhe rritjen e të ardhurave të komunitetit edhe nëpërmjet turizmit në këtë park./ata