Policia ka ndaluar 13 klandestinë të huaj në Gjirokastër.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, ata u kapën në kryqëzimin e lagjes ‘Punëtore’ një ditë më parë.
Klandestinët ishin 3 shtetas sirianë, 5 algjerianë, 2 marokenë dhe 3 libianë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë përmes kufirit me Greqinë.
Në fund ata u proceduan me urdhëra-largimi me ekzekutim vullnetar.
/ArgjiroLajm.net/